[29-05-2018]
Lejet e drejtimit të automjeteve të lëshuara nga Shqipëria janë të njohuara në Belgjikë.
Praktikisht, nëse një shtetas shqiptar vjen në Belgjikë për më pak se 3 muaj, ai mund të përdorë lejen e tij shqiptare të drejtimit të automjetit.
Kurse shtetasit shqiptarë me qëndrim me të gjatë (që kanë leje qëndrimi në Belgjikë) duhet të paraqiten në komunën belge, ku janë të regjistruar për t’u pajisur me leje belge drejtimi automjeti, bazuar në lejen e tyre shqiptare te drejtimit.