Kroaci, Hasani: Integrimi i Shqipërisë në BE nuk mund të pengohet nga asnjë individ i vetëm

Kroaci, 30 qershor 2024 – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në fjalën e tij në Forumin e Dubrovnikut, theksoi se ne, në Ballkanin Perëndimor duhet të fillojmë të sjellim në tryezë zgjidhje, të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara nga të gjitha problemet që na pengojnë, çka do të sjellë më shumë prosperitet, paqe dhe siguri për këtë rajon”.
“Sa i përket Shqipërisë, vijoi ai, nuk ekziston asnjë “pasiguri” apo “dyshim”. Dhe as justifikim për ata që duan të bllokojnë. Ne po i përmbushim detyrat tona të shtëpisë për të filluar negociatat për kapitujt dhe nuk duhet të lejojmë asnjë individ të hyjë në axhendën dypalëshe të një vendi. Shqipëria dhe partnerët e saj kanë investuar shumë në reformën e sistemit të drejtësisë dhe ajo ka filluar të krijojë besim me vendimet e saj. Njerëzit kanë nevojë për shpresë dhe ne do të përpiqemi të sjellim shpresë, përmes rezultateve.
Dhe ka diçka që duhet ta kujtojmë gjithmonë: Komuniteti Evropian u krijua për të lënë pas luftërat e së kaluarës dhe për të krijuar një të ardhme që u përket të gjithëve”, tha kryediplomati shqiptar gjatë panelit me temë: “Ballkani Perëndimor – Zhbllokimi i potencialit të reformës”.
Ministri Hasani theksoi se përveç procesit të integrimit në BE ka edhe elementë të tjerë për sukses, siç është Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor për konvergjencën e mëtejshme ekonomike dhe integrimin gradual.
Gjatë qëndrimit njëditor në Dubrovnik, Ministri Hasani u takua me homologë të Turqisë, Sllovenisë, Armenisë dhe shkëmbeu mendime me kolegë të tjerë e përfaqësues të lartë të BE-së, me të cilët u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1050 Bruxelles

Tel / Fax
 
Tel. + 32 2 640 14 22
 
Fax + 32 2 640 28 58 

Kontakt Urgjence

+32 488 86 77 67

Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence.

Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

Aplikikm për Pasaporta dhe Karta ID e hënë, e martë dhe e mërkurë

10:00 - 14:00

Aplikime për shërbime të tjera:

e hënë-e premte:

10:00-14:00

* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:

5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 8 dhj.2023, 25 dhj 2023