Luksemburg, Ministri Hasani: Përshpejtimi i procesit integrues, kyç për stabilitetin e rajonit

Luksemburg, 24 qershor 2024 – Me ftesë të Përfaqësuesit të  Lartë/Zv. Presidentit të  Komisionit Evropian, Josep Borrell, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin informal mes Ministrave të Jashtëm të BE dhe Ministrave të Jashtëm të Ballkanit perëndimor.
Ministri Hasani rikonfirmoi përafrimin e plotë të Shqipërisë me politikat e jashtme dhe ato të sigurisë të Bashkimit Evropian si dhe nënvizoi integrimin gradual si një prej mekanizmave të duhur për zgjerimin e BE.
“Ndërsa jemi gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare, është e rëndësishme të pranohet që sfidat e shumëfishta nënvizojnë nevojën për një front  të bashkuar.Ne duhet të bashkëpunojmë më ngushtë dhe të forcojmë koordinimin. Kështu mundemi që përmes demokracive tona dhe shtetit ligjor të mbrojmë sigurinë dhe mirëqenien e popujve tanë, popujve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Ministri Hasani.
Ai u prit në takim nga Komisioneri Varhelyi, si dhe u takua me homologët hungarezë e letonezë

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1050 Bruxelles

Tel / Fax
 
Tel. + 32 2 640 14 22
 
Fax + 32 2 640 28 58 

Kontakt Urgjence

+32 488 86 77 67

Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence.

Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

Aplikikm për Pasaporta dhe Karta ID e hënë, e martë dhe e mërkurë

10:00 - 14:00

Aplikime për shërbime të tjera:

e hënë-e premte:

10:00-14:00

* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:

5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 8 dhj.2023, 25 dhj 2023