Marrëdhëniet politike dhe diplomatike:
Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri – Belgjikë janë vendosur qysh në vitin 1924. Ato vijuan gjatë mbretërimit të Zogut, u ndërprenë gjatë Luftës së II Botërore për të vijuar në mënyrë sporadike në vitet 45 – 90.
Vetëm pas viteve 90 mund të flitet për një zhvillim të vërtetë e të qëndrueshëm të këtyre marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë – politike, ekonomike, sociale, kulturore, njerëzore, konsullore, ushtarake, etj.
Marrëdhnëniet politike me Belgjikën mund të karakterizohen vërtet të shkëlqyera. Belgjika ka mbështetur vazhdimisht e pa rezerva proceset demokratike dhe reformuese në vendin tonë, integrimin e tij në strukturat evropiane dhe Euro - Atlantike, pavarësinë e Kosovës, etj. Belgjika ka mbështetur vendin tonë në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe marrjen e statusit kandidat për në BE.
Vitet e fundit, këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re e më të avancuar, pasi Shqipëria është vend antar i NATO-s dhe kandidat i mundshëm për në BE. Po ashtu, prania gjatë 4 viteve të fundit e Ambasadës në Bruksel që mbulon posaçërisht marrëdhëniet dypalëshe me Belgjikën ka patur ndikimin e vet pozitiv në zgjerimin dhe intensifikimin cilësor të këtyre marrëdhënieve.
Të dy vendet tona e kanë forcuar më tej bashkëpunimin e tyre edhe në kuadrin e organizatave shumëpalëshe dhe të operacioneve të ndryshme paqebërëse në shumë pika tëë nxehta të botës – Irak, Afghanistan, Bosnie – Hercegovinë, etj. Mbështetja e kanditaturave të rëndësishme në organizmat ndërkombëtare ka qenëë një ndër fushat e këtij bashkëëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë.
Dëshmi e qartë e nivelit të shkëlqyer të këtyre marrëdhënieve janë edhe vizitat e shumta në nivelet më të larta – Kryetar Shteti, Qeverie, Ministër i Jashtëm dhe titullarëve të dikastereve dhe institucioneve të tjera të pavarura, etj.
Gjatë vitit të kaluar, pas krijimit të qeverisë së re shqiptare të dalë nga zgjedhjet e 23 qersorit 2013, Kryeministrat dhe Ministrat e Jashtëm të dy vendeve tona u takuan në kuadrin e Sesionit të radhës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Gjithashtu, Ministri i Jashtëm, zoti Ditmir Bushati takoi homologun e vet belg, zotin Didier Reynders gjatë Ministerialit të NATO-s me 4 Dhjetor 2014.
Pas përfundimit të zgjedhjeve të reja parlamentare të datës 25 Maj 2014 në Belgjikë, këto kontakte dhe vizita do të vijnë duke u shtuar.
Bashkëpunimi ndërmjet MPJ-ve
Krahas bashkëpunimit dhe kontakteve ndërmjet shumë dikastereve dhe institucioneve të tjera, ka ardhur duke u rritur edhe bashkëpunimi ndërmjet MPJ-ve të të dy vendeve si dhe ambasadave dhe shërbimeve tona konsullore. Në vitin 2012 ndërmjet MPJ-ve të dy vendeve tona është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi.
Pas zhvillimit të Konsultimeve Diplomatike në nivel drejtori në vitin 2011, më 1 Korrik 2014 pritet të zhvillohet në Tiranë raundi i ri i këtyre konsultimeve, në nivel të Sekretarit të Përgjithshëm, çka dëshmon për rritjen e nivelit të këtij bashkëpunimi.
Marrëveshje Bashkëpunimi:
Pasqyrë e qartë e nivdelit të kënaqshëm të këtyre marrëdhënieve janë edhe shumë marrëveshje dhe dokumente të tjera të rëndësishme të nënshkruara ndërmjet vendeve tona dhe marrëveshje të tjera që presin procedurat e ratifikimit parlamentar. Ndër më të rëndësishmet janë:
Marrëveshja mbi mbrojtjen dhe nxitjen e ndërsjellë të investimeve të huaja, marëveshje mbi shmangien e taksimit të dyfishtë dhe bashkëpunimin ekonomik, marrëveshje në fushën e transportit rrugor, të drejtësisë, bashkëpunimit policor, etj.
Komuniteti shqiptar – urë lidhëse dhe histori suksesi
Marrëdhëniet mes dy vendeve tona vazhdojnë të forcohen edhe falë një faktori tejet të rëndësishëm, siç është komuniteti shqiptar i Belgjikës. Ky komunitet dinamik poafirmon gjithnjë e më tepër lidhjen e natyrshme kulturore, ekonomik dhe emocionale me Shqipërinë; ai e jeton identitetin e tij të dyfishtë si pasuri, duke u shëndruar në një urë njerëzore bashkëpunimi.
Falë mbështetjes dhe mundësive të krijuara nga autoeriteteet federale dhe lokale në Belgjikë, bashkëatdhetarët tanë kanë arritur jo vetëm të integrohen mirë në shoqëritë e këtyre dy vendeve, por shumë prej tyre janë bërë shembull suksesi në veprimtarinë politike, ekonomike, akademike, kulturore, sportive, etj.
Në Belgjikë janë aktive disa shoqata me karakter kulturor e arsimor si “ Konica” “Albabel” “Vatra” “Migjeni” “Rinia” “Liga e Shkrimtarëve”, Shoqata Studentore “ Vlera” etj.
Liberalizimi i vizave me vendet e zonës Shengen ka zgjeruar ndjeshëm hpësirat dhe mundësitë për kontakte të bashkëatdhetarëve, vizitave të tyre për qëllime turistike, studimi, pune, etj etj në Belgjikë. Ndërkohë, nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit me organet e rendit, drejtësisë dhe policisë të dy vendeve tona janë trajtuar me kujdes, në frymën e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore por dhe zbatimit të marrëveshjeve dy e shumëpalëshe edhe probleme të tjera si ato të azilit, etj.
Bashkëpunimi ekonomik, tregtar dhe investimet:
Në këto dy – tre vitet e fundit, në marrëdhëniet me Belgjikën ka patur risi të ddukshme; kjo pasi dialogut politik, tashmë në nivel të shkëlqyeshëm, po i shtohet një vlerë e rëndësishme: interesi për shkëmbime ekonomiko-tregëtare dhe investime. Në vijim të Forumeve të mëparshme të zhvilluara në Tranë dhe në Bruksel në tre vitet e fundit, më 14 – 15 Maj 2014 do të jetë në Tiranë një Mision Ekonomik belg me pjesëmarrjen e shumë firmave valone dhe partnerëve të tyre shqiptarë. Këto firma jo vetëm kanë shprehur interes, por kanë kaluar në fazën e konkretizimit të projekteve të tyre në fusha jetike si mbrojta dhe zhvillimi imjedisit, menaxhimi i mbetjeve urbane, ndërtimi i landfildeve, etj.
Investitorët belgë në Shqipëri janë të mirëpritur kudo, por veçanërisht në fushat e turizmit, energjitikës, mbrojtjes dhe zhvillimit të mjedisit, sektorin minerar, agro-bujqësor dhe i akuakulturës.
Këto arritje janë bërë të mundura edhe falë bashkëpunimit efektiv ndërmjet kësaj Ambasade me Dhomat e Tregtisë, agjencitë e nxitjes së biznesit dhe sidomos me Shoqatën e Nxitjes së Investimeve valone ( AËEX) dhe tani së fundi edhe me atë të Flandrës ( FIT)
Bashkëpunimi me pushtetin lokal
Një zhvillim i rëndësishëm në vitet e fundit është procesi i forcimit të partneritetit aktiv ndërmjet organeve të pushtetit lokal të të dy vendeve tona; në kushtet kur në Belgjikë pushteti lokal pas reformave madhore institucionale ka marrë shumicën e kompetencave të pushtetit federal, ky përbën një trend të dobishëm dhe me perspektiva të qarta. Në këtë kuadër, pas gati 2 vjet përgatitjesh, më 14 Maj 2014, në qytetin e Elbasanit do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të Kartës së Binajëkëzimit ndermjet Bashkisë së atij qyteti me atë të Liezhit në Belgjikë. Ndërkohë, është nëë proces edhe binjakëzimi i qyteteve të tjera shqiptare me ato belge.
Bashkëpunimi ndërparlamentar
Gjatë viteve të fundit ka patur një dinamikë pozitive edhe në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar. Tashmë janë të konstituar në të dy parlamentet respektive grupet ndërparlametare të miqësisë.
Në dhjetor të vitit të kauar, Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta u takua në Bruksel me homologun e tij belg, zotin Andre Flahaut, ku ranë dakord për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut ndërparlamentar. Pritet që pas përfundimit të zgjedhjeve të reja parlamentare të 25 Majit në Belgjikë diplomacia parlamentare të ndikojë edhe më shumë në forcimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.
Bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës, artit, etj
Diplomacia kulturore po bëhet gjithnjë e më shumë një komponent jetik në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. Një manifestim i madh i vlerave të shumta kulturore, letrare, muzikore dhe artistike të vendit tonë ishin veprimtaritë e shumta të zhvilluara në kuadrin e 100 Vjetorit të Pavarësisë në Bruksel dhe qytete të tjera të Belgjikës, me mbështetjen edhe të autoriteteve lokale dhe institucioneve kulturore belge.
Pika kulmore e këtyre veprimtarive masive ishte koncerti që dha më 6 Dhjetor 2013 nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në sallën madhështore “ Henry Le Boeuf”me pjesëmarrjen e artistëve të dëgjuar shqiptarë. Të shumta janë edhe veprimtaritëë që organizon komuniteti shqiptar në përkujtim të ngjarjeve historike, figurave të shquara, promovimit të botimeve publicistike, etj. Organet e pushtetit lokal në belgjikë kanë krijuar kushte dhe premisa optimale për nxitjen dhe zhvillimin e këtyre veprimtarive.
Gjithashtu, vendi ynë ka marë pjesë rregullisht në të tetë edicionet e Festivalit Kulturor të vendeve të Evropës Juglindore në Bruksel “ Ballkan Trafik”. Gjatë këtij viti Shqipëria u përfaqësua me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore dhe Grupin polifonik “ Jonianet dhe Saze” të cilët veç Qendrës së Arteve të Bukra Bozar dhanë shfaqje të hapura edhe në Sheshin e madh dhe karakteristik “ Grand Place “ në Bruksel më 1 Maj.
Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes sociale
Ka qenë një ndër drejtimet kryesore të veprimtarisë së ambasadës në bashkëpunim me organizmat përkatëse në të dy vendet tona.
Arritje e shënuar në këtë fushë ishte nënshkrimi më 9 Dhjetor në Bruksel iMarrvëeshjes dypalëshe mbi Mbrojtjen Sociale në nivel ministrash; kjo Marrëveshje ka një diapazon tejet të gjerë dhe jetik për mijra shqiptarë që banojnë prej kohësh këtu, për ata që vijnë në Belgjikë për studime, punë, biznes dhe shërbim diplomatik, si dhe dhe për shtetas të shumtë belgë që shkojnë në Shqipëri për biznes, turizëm dhe veprimtari të tjera.
Gjithashtu, kjo marrëveshje përbën dhe një model dhe përvojë të çmuar sidomos për palën tonë për nënshkrimin e saj edhe me vende të tjera ku ka përqëndrime të mëdha bashkëatdhetarësh. Ajo do të hyjë në fuqi pas përfundimit të procedurave të ratifikimit nga parlamentet kompetente belge, ndërsa pala jonë e ka përfunduar tashmë këtë procedurë.