Ministri Hasani: Përdorimi i sistemeve duhet bërë vetëm bazuar në normat, parimet, ligjet ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave të njeriut

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Konferencën e Vjenës “Njerëzimi në udhëkryq: Sistemet autonome të armëve dhe sfida e rregullimit”, e cila u organizua nga Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Konferenca pati në fokus nevojën për rregullim në lidhje me rritjen e autonomisë së armëve përmes përdorimit të inteligjencës artificiale.
Ministri Hasani vlerësoi angazhimin e Austrisë për të diskutuar ecurinë lidhur me këtë temë kaq aktuale dhe sfidat që ajo përcjell.
Kryediplomati shqiptar nënvizoi se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, mbështet përdorimin e sistemit autonom të armëve, vetëm mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.
“Përdorimi i sistemeve duhet bërë vetëm bazuar në normat, parimet, ligjet ndërkombëtare dhe respektimin e të drejtave të njeriut’’.
Besimi është kyç në shfrytëzimin e sistemeve autonome. NATO dhe vendet aleate duhet të ndërtojmë nivele të larta besimi si në teknologji, operacionalitet mbi të gjitha besim në publik”, theksoi Ministri Hasani në ndërhyrjen e tij.
Në vitin 2023, Shqipëria ka mbështetur dhe bashkë sponsorizuar Rezolutën 78/241 “Për sistemin autonom të armëve vdekjeprurëse”, të propozuar nga Austria dhe të miratuar gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Rezoluta thekson rëndësinë e përcaktimit të qartë të kuadrit rregullator të përdorimit të tyre, rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, mes aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1050 Bruxelles

Tel / Fax
 
Tel. + 32 2 640 14 22
 
Fax + 32 2 640 28 58 

Kontakt Urgjence

+32 488 86 77 67

Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence.

Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

Aplikikm për Pasaporta dhe Karta ID e hënë, e martë dhe e mërkurë

10:00 - 14:00

Aplikime për shërbime të tjera:

e hënë-e premte:

10:00-14:00

* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:

5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 8 dhj.2023, 25 dhj 2023