Ambasadorja e Shqiperise Suela Janina prezantoi prioritetet dhe arritjet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së gjate ketij viti.
Kontribuan me fjalet e tyre Shefi i Përfaqësisë së Luksemburgut në Bashkimin Evropian, Stephan Koppelberg, dhe Përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Alberto Cammarata.
Pjesë e diskutimit ishte edhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit evropian. Ambasadorja Suela Janina, informoi pjesëmarrësit mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe progresin e reformes në drejtesi.