PABSEC, Ministri Hasani: Bashkëpunimi shumëpalësh rëndësi jetike për zhvillimin e rajonit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se dimensioni parlamentar i BSEC duhet të luajë një rol të dorës së parë në bashkëpunimin jo vetëm mes parlamenteve, por edhe të shoqërive të vendeve anëtare.
Në takimin e 63-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Ministri Hasani u shpreh se bashkërendimi i frytshëm i punës së kryesisë shqiptare të BSEC-ut me Asamblenë Parlamentare u shndërrua në katalizator për shtjellimin dhe diskutimin e një spektri problematikash që prekin çështje me rezonancë të gjerë.
“Motoja e Kryesisë shqiptare të BSEC ‘Të përbashkuar për një bashkëpunim paqësor në rajonin e Detit të Zi’ përmban një thelb kuptimplotë dhe pasqyron bindjen se bashkëpunimi shumëpalësh ka një rëndësi jetike për një ndërveprim sa më eficent ekonomik, politik dhe shoqëror mes vendeve anëtare”, tha ai.
Lidhur me situatën e agresionit rus në Ukrainë, kryediplomati shqiptar theksoi se qëndrimi i palës shqiptare nuk është vetëm në bashkërendim me vendet e BE-së por gjithashtu edhe me kartën e BSEC-ut.
“Ne e mbështesim Komisionin Europian dhe e inkurajojmë atë që, krahas negociatave për integrim të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut, të nxisë e çoj më tej procesin integrues në BE të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë”, tha ministri Hasani.
Shqipëria mori kryesimin gjashtë mujor të BSEC-ut në fillim të vitit 2024.
Kryesimi i Shqipërisë do ta çojë bashkëpunimin në një terren më të qëndrueshëm ekonomik dhe social. Kryesia shqiptare ka punuar në mënyrë gjithëpërfshirëse së bashku me shtetet anëtare të BSEC, në mënyrë që të arrijë rezultate të rëndësishme për sfidat tona të përbashkëta, përmes masave të përbashkëta, të koordinuara dhe gjithëpërfshirëse.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1050 Bruxelles

Tel / Fax
 
Tel. + 32 2 640 14 22
 
Fax + 32 2 640 28 58 

Kontakt Urgjence

+32 488 86 77 67

Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence.

Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

Aplikikm për Pasaporta dhe Karta ID e hënë, e martë dhe e mërkurë

10:00 - 14:00

Aplikime për shërbime të tjera:

e hënë-e premte:

10:00-14:00

* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:

5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 8 dhj.2023, 25 dhj 2023