Pritja me rastin e Ditës së Pavarësisë, Luksemburg, 22 nëntor 2017

Ambasada e RSh-së në Bruksel, e cila mbulon edhe marrëdhëniet me Dukatin e Madh të Luksemburgut organizoi një pritje në Luksemburg, në datën  22.11.2017 me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë.
Të ftuar dhe pjesëmarrës në këtë pritje ishin anëtarë të parlamentit luksemburgez, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe  institucioneve të tjera  qëndrore, përfaqësues të fushës së biznesit/financave dhe kompanive luksemburgeze.
Gjithashtu ishin të pranishëm titullarë të trupit diplomatik rezident në Dukatin e Luksemburgut si dhe përfaqesues të komunitetit shqiptar që jetonin e punonin aty.
Të pranishmit i përshëndëndeti Ambasadorja e Jashtëzakonshme  dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, rezidente në Bruksel, Znj. Suela JANINA.
Gjatë kësaj pritjeje, për të pranishmit u ofruan materiale promovuese për nxitjen e investimeve dhe turizmit në Shqipëri, si dhe u shfaqen projektime me pamje të bukurive natyrore të vendit tonë

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. + 32 2 640 14 22
Fax + 32 2 640 28 58 Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

embassy.brussels@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00