SEECP, Zëvendësministrja Malo: Shqipëria e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Malo, mori pjesë në takimin vjetor të Ministrave të Çështjeve Evropiane të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Zëvendësministrja Malo vlerësoi punën e presidencës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e prioriteteve, teksa rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në përputhje me Strategjinë SEE 2030, dialogun e procesit të Berlinit si dhe ecurinë e rrugës së anëtarësimit në BE.
Ajo u shpreh se Shqipëria ka treguar se është një partner i besueshëm i BE-së dhe mbetet një aleat i rëndësishëm gjeopolitik falë përpjekjeve të saj për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Duke nënvizuar rëndësinë strategjike të procesit të integrimit, zv/Ministrja Malo përgëzoi vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave me Bosnje-Hercegovinën, Ukrainën dhe Moldavinë dhe regjimin e liberalizimit të vizave për Kosovën nga 1 janari 2024.
Zv/Ministrja Malo theksoi se Shqipëria mbetet plotësisht e gatshme për të marrë kryesimin e SEECP-së për periudhën 2024-2025.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1050 Bruxelles

Tel / Fax
 
Tel. + 32 2 640 14 22
 
Fax + 32 2 640 28 58 

Kontakt Urgjence

+32 488 86 77 67

Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence.

Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

Aplikikm për Pasaporta dhe Karta ID e hënë, e martë dhe e mërkurë

10:00 - 14:00

Aplikime për shërbime të tjera:

e hënë-e premte:

10:00-14:00

* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:

5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 8 dhj.2023, 25 dhj 2023