Të nderuar qytetare dhe qytetarë,
Në kuadrin e reformave dhe masave të shumta për t’u ardhur në ndihmë shtetasve dhe qytetarëve tanë, nëpërmjet shpejtimit dhe lehtësimit të veprimeve të ndryshme konsullore, krahas ts tjerash, duke filluar nga muaji Janar 2017, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka filluar zbatimin praktik të platformës me procedura të automatizuara dhe dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore.
Nisur nga sa sipër, janë të lutur të gjithë të interesuarit që për çdo rast e nevojë lidhur me shërbimet konsullore, përpara se t’i drejtohen Konsullatës, të konsultojnë faqen e internetit të Ministrisë sonë të Jashtme duke klikuar :
http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online
Kur të jeni në rubrikën « shërbime konsullore online » do të klikoni emrin e shërbimit ose dokumentit që dëshironi, ku janë shënuar procedurat, afatet kohore dhe tarifat përkatëse.
Natyrisht si dhe më parë, Konsullata do të jetë në dispozicion tuaj për çdo sqarim dhe veprim të mëtejshëm deri në realizimin e plotë të shërbimit të kërkuar konsullor.