Shqipëri – Rumani, 30-vjetori i nënshkrimit të Traktatit të Mirëkuptimit, Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë

Republika e Shqipërisë dhe Rumania dhe festojnë sot 30-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Mirëkuptimit, Bashkëpunimit dhe Fqinjësisë së Mirë. (11 maj 1994, Bukuresht).
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Igli Hasani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Rumanisë, SH.T.ZNJ Luminița Odobescu, me këtë rast shkëmbyen mesazhe urimi, ku u nënvizua partneriteti solid mes dy vendeve,  bazuar në respektin dhe mirëkuptimin reciprok, duke pasuruar më tej miqësinë historike.
Gjatë këtyre 30 viteve, lidhjet midis dy shteteve bazohen në një traditë të fortë ku historia ndërthuret me një trashëgimi të përbashkët kulturore dhe lidhje të ngushta mes popujve, duke përfshirë këtu edhe minoritetet, të cilët i lidhin fort dy shtetet përtej gjeografisë.
Rumania është dhe do të mbetet një mbështetëse e vendosur e rrugës evropiane të Republikës së Shqipërisë.
Shqipëria dhe Rumania, si aleatë të NATO-s dhe partnerë evropianë, janë të përkushtuar vazhdimisht për të kontribuar së bashku për një Evropë të fortë, të begatë dhe të sigurt.
Dy vendet i kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike 111 vjet më parë (viti 1913).

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1050 Bruxelles

Tel / Fax
 
Tel. + 32 2 640 14 22
 
Fax + 32 2 640 28 58 

Kontakt Urgjence

+32 488 86 77 67

Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence.

Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

Aplikikm për Pasaporta dhe Karta ID e hënë, e martë dhe e mërkurë

10:00 - 14:00

Aplikime për shërbime të tjera:

e hënë-e premte:

10:00-14:00

* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:

5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 8 dhj.2023, 25 dhj 2023