Në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë,theksova angazhimin e Shqipërisë në agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, si një prioritet yni gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit.
Në prag të 25-vjetorit të Rezolutës 1325 , është thelbësore të kthejmë angazhimet në veprime, duke siguruar përfaqësimin e plotë të grave në proceset e paqes.
Kjo kërkon rritje të fondeve, kuota në pjesëmarrje dhe zgjidhje teknologjike për të forcuar zërin e grave.