Në Konferencën e Ministrave mbi Dimensionin Humanitar të Formulës së Paqes në Ukrainë të mbajtur në Montreal, u shpreh angazhimi për të qëndruat të bashkuar për të trajtuar koston njerëzore të agresionit rus.
Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Ukrainën në ndihmë urgjente, mbrojtjen civile, mbështetjen për personat e zhvendosur dhe rindërtimin e infrastrukturës kritike.
Jemi të vendosur që paqja, stabiliteti dhe drejtësia për Ukrainën duhet të mbizotërojë.