Viti 2023 shënoi një kapitull të rëndësishëm angazhimesh dhe arritjesh të Shqipërisë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare.
Si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Shqipëria u ul në tryezën më të lartë vendimarrëse në botë, ku kontribuoi me ide dhe zgjidhje në diskutimet mbi sfidat e krizat më të mëdha të kohës sonë.
Për vitin 2024, si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, Shqipëria mbetet e përkushtuar në shërbim të kauzave globale, me po të njëjtin angazhim dhe intensitet pune.