SHERBIMI KONSULLOR ONLINE
Vizat
Për çdo informacion që ka të bëjë me vizat, lutemi të adresoheni në faqen web të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë:
https://punetejashtme.gov.al/en/regjimi-i-vizave-per-te-huajt/
Pasaportat biometrike
https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-pasaporte-dhe-karte-identiteti/
Në Ambasadën e RSH në Brazilia, nuk mund të kryhet procedura e pajisjes së shtetasve shqiptarë me pasaporta biometrike dhe karta identiteti. Shtetasit shqiptarë mund të aplikojnë në Shqipëri ose në disa përfaqësi të tjera saj.
Lejet e kalimit (Laissez-passer)
Për të aplikuar online klikoni:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9489
Shërbimi konsullor i Ambasadës së Shqipërisë në Brazilia lëshon Leje Kalimi për shtetasit shqiptarë të cilët banojnë ose gjenden përkohësisht në territorin e Brazilit dhe vendeve të Amerikës së Jugut, për të udhëtuar drejt Shqipërisë që nuk janë të pajisur me pasaportë, iu ka humbur ose iu ka skaduar afati i saj. Leja e kalimit është e vlefshme vetëm për t’u kthyer në Shqipëri dhe jo për të udhëtuar në vende të tjera. Vlefshmëria e saj maksimale është 6 muaj. Për të marrë një leje-kalimi, personi i interesuar duhet të paraqesë pranë shërbimit konsullor një dokument identifikimi, dy fotografi identiteti, denoncimin pranë policive të këtyre vendeve në rast humbje si dhe të dhëna mbi vendbanimin në Shqipëri.
Për lëshimin e lejes së kalimit për personat në moshë të mitur, dokumentet e mësipërme duhet të jenë të shoqëruara edhe me një deklaratë të nënshkruar nga të dy prindërit, (ose, në rast divorci apo raste të tjera, nga prindi që ka në ngarkim fëmijën), ku ata të shprehen dakord për lëshimin e lejes së kalimit për fëmijën e tyre.
Prokurat dhe deklaratat noteriale
Për të aplikuar online klikoni për prokurat e posaçme:
http://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-prokure-te-posacme/
Për të aplikuar online për deklaratë noteriale:
http://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-deklarate-noteriale/
Në Ambasadën e RSH në Brazilia, përpilohen vetëm prokura të thjeshta, të tilla si ato për autorizim tërheqje dokumentesh të gjendjes civile, tërheqje pensioni dhe shpallje martese. Për të gjitha prokurat e tjera, i interesuari duhet të drejtohet pranë një noteri brazilian ose në vendin e rajonit ku ndodhet. Para dërgimit të dokumenteve për në Shqipëri, duhet ti pajisë ato me vulën Apostile në Noteritë e autorizuara (Cartorios) në Brazil ose në institucionet e veçanta sipas vendeve latinoamerikane.
Shërbimi konsullor i Ambasadës harton gjithashtu deklarata të ndryshme noteriale, si për udhëtim fëmijësh, përdorim automjeti, etj. Për më tepër kontaktoni në adresën e-mail.
Dokumente për martesë
Qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të martohen në Brazil dhe vendet e tjera të rajonit, me shtetas jo shqiptarë, duhet të kryejnë shpalljen e martesës në Shqipëri dhe marrjen e Certifikatës për Lidhje Martese (Certidão para Contrair Casamento në Brazil ose Acta de Matrimonio në vendet e tjera të rajonit. Kjo Certifikatë bashkë me Vërtetimin e Gjendjes Gjyqësore dhe Certifikatën e Lindjes, duhen të jenë të pajisura me vulën Apostile nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë (shërbim ky që kryhet nëpërmjet postës shqiptare). Paraprakisht, për shpalljen e martesës duhen dërguar në Shqipëri dokumentet e bashkëshortit/es së ardhshme të tilla si: akti i lindjes së shtetasit/es së huaj, një vërtetim që nuk është i/e martuar dhe një vërtetim vendbanimi. Të tre këta dokumente duhet të jenë të legalizuar me vulën Apostile të vendit, shtetas/e i/e të cilit ai/ajo është.
Për të siguruar certifikatën për lidhje martese dhe atë personale pranë zyrës së gjendjes civile në Shqipëri, shtetasi shqiptar mund të bëjë një prokurë, me anë të së cilës autorizon një person në Shqipëri për kryerjen e procedurave të mësipërme.
Regjistrimi i akteve në Gjendjen Civile në Shqipëri
Me qëllim që një akt lindjeje, martese, apo vdekjeje i një shtetasi shqiptar me banim në Brazil e vende të tjera të rajonit, të regjistrohet në gjendjen civile shqiptare, duhet të jetë i pajisur me vulën Apostille, që merret në zyrat e caktuara noteriale (Cartorios) apo në institucionet përkatëse sipas vendeve. Pas kësaj, ky akt mund të përkthehet në gjuhën shqipe pranë një zyre përkthimi e noterie në Shqipëri dhe të depozitohet pranë zyrës përkatëse të gjendjes civile për regjistrim.
Shënim:
Pas aderimit të Republikës së Shqipërisë në Konventën e Hagës, më 9 maj 2004, legalizimi i dokumenteve zyrtare bëhet sipas kësaj konvente. Kështu, Shërbimi konsullor i Ambasadës nuk kryen legalizim dokumentesh. Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, është i vetmi institucion kompetent për kryerjen e legalizimeve të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare, duke vendosur vulën Apostille mbi dokument. Në këtë mënyrë, dokumenti bëhet i vlefshëm për t’u përdorur pranë administratës braziliane dhe vendeve të tjera. Anasjelltas, dokumentet e lëshuara në vendet e tjera apostilohen për t’u përdorur pranë institucioneve shqiptare.
Vërtetime
Sipas kërkesës së shtetasve shqiptarë apo të administratës braziliane apo vendeve të tjera amerikanolatine, shërbimi konsullor i Ambasadës mund të lëshojë vërtetime të natyrave të ndryshme, si dëshmi kombësie, certifikatë konsullore, identiteti etj, gjithmonë bazuar në dokumente zyrtare të vlefshme.
Vdekjet
Për të aplikuar online klikoni:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9766
Në raste vdekjesh, familjarët ose të afërmit e një shtetasi të vdekur në Brazil ose vendet përreth, njoftojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Brazilia dhe deri në transportin e trupit për në atdhe, mbajnë lidhje të vazhdueshme me ambasadën.
Për kryerjen e procedurave për kthimin e trupit në Shqipëri, duhet të kontaktohet një agjenci funerale, e cila kryen procedurat e nevojshme, përfshirë edhe nxjerrjen e dokumenteve të nevojshme pranë administratës vendase, si dhe kontakton me Ambasadën e Shqipërisë në Brazilia për përfundimin e tyre deri në nisjen e trupit për në Shqipëri.
Dokumenti Aktit të Vdekjes (Certidão de Óbito – pt.) ose (Acta de Defunción – sp.), duhet të apostilohet dhe të paraqitet për çregjistrimin e shtetasit të vdekur nga regjistri i gjendjes civile në Shqipëri.
Shënim: Shteti shqiptar merr përsipër, me mjetet e tij financiare, transportin e trupit të shtetasve të vdekur vetëm për:
– Persona që janë dërguar me shërbim ose mjekim shëndetësor nga shteti.
– Punonjësit e përfaqësive diplomatike.
Veprimet konsullore nëpërmjet postës
Përveç lejeve të kalimit për fëmijët e mitur dhe akteve noteriale, veprimet e tjera mund të kryhen nëpërmjet shërbimit postar. Kërkesa e dërguar me postë duhet të përmbajë:
– Një kërkesë me shkrim për shërbimin që kërkoni, përfshirë edhe adresën si dhe numrin
tuaj të telefonit
– Dokumentet mbështetëse për shërbimin e kërkuar (kopje pasaporte apo certifikata të
ndryshme)
– Dëshminë e pagesës për shërbimin (dëshmi bankare)
– Një zarf bosh me pullë dhe me adresën tuaj të shkruar mbi zarf
Pagesat për veprimet konsullore
Të gjitha pagesat për veprimet konsullore duhet të kryhen nëpërmjet bankës në llogarinë bankare të ambasadës (Ekskluzive pagesa në Euro):
Banco RENDIMENTO
Embaixada da Albania: BR 37 6890 0810 0000 3211 3200 003C 1
SWIFT: RENDBRSP
Número da Conta: 144539
Kontakte
Adresa postare:
Embaixada da Albânia
SMDB Conj. 4, Lote 3, Casa D
Lago Sul, 71680-040
Brasilia – BRASIL
Tel.: + 55 61 3364-0519
E-mail: embassy.brasilia@mfa.gov.al
Oraret e pritjes së publikut: Çdo ditë: e hënë – e shtunë: 09:30 -13:00.
Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e festave zyrtare dhe të fundjavës, me përjashtim të rasteve urgjente.