Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë! 

Sot festojmë lirinë dhe sovranitetin e Kosovës, por edhe përulemi për përpjekjet dhe sakrificat e jashtëzakonshme të motrave e vëllezërve tanë për një Kosovë demokratike, të sigurt e të begatë.
Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare.