
CV e AMBASADORIT
Rezar Bregu
Ambasadori Rezar Bregu ka lindur në Tiranë në vitin 1961.
Studimet e mesme ai i kreu në Tiranë, në gjimnazin Ismail Qemali kurse studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në degën Agronomi, ku u diplomua në vitin 1984 me rezultate shumë të larta. Ai ndoqi studimet e larta pasuniversitare në Përmirësimin Gjenetik të Bimëve pranë IAMZ Saragosë dhe La Korunja të Spanjës. Ai mban titullin Master of Science në këtë fushë.
Ai ka ndjekur disa kurse kualifikimi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe hispanistikë pranë Shkollës Diplomatike Madrid - MPJ Spanjë dhe MPJ - Kajro, Egjipt.
Pasi punoi disa vite si punonjës kërkimor në qendra shkencore, në vitin 1995 ai hyri në karrierën diplomatike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë. Punoi në Sektorin e Amerikës Latine në Drejtorinë e Amerikave, vijoi si Përgjegjës Sektori për Lindjen e Mesme në Drejtorinë e Azisë dhe Afrikës e më tej Drejtor i Azisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës e Drejtor i Amerikave në MEPJ në Tiranë.
Jashtë shtetit ai kreu funksionet e Sekretarit të Parë në Ambasadën e RSH Madrid, këshilltarit në Ambasadën e RSH Buenos Aires, Ministrit Fuqiplotë në Madrid, si dhe të Ambasadorit në Buenos Aires rezident dhe jo rezident në Kili, Peru, Kolumbi, Uruguaj. Nga tetori 2018 ai është Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Brazilia rezident.
Ambasadori Bregu është autor punimesh shkencore dhe hispanistikës. Ai flet Spanjisht, Frëngjisht, Anglisht, Italisht dhe ka njohuri bazë në Portugalisht.
Ai pëlqen sportin dhe artin.
Ai është i martuar me znj. Ledina Bregu dhe kanë dy djem, Enkel dhe Idlir.