Puna e nisur me intensitet për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, është prioritet për qeverinë shqiptare dhe po aq vlerësohet nga bashkëpunëtorët ndërkombëtarë.
Ekipi i ekspertëve do të udhëtojë drejt Vjosës për qëllime studimore, e më pas do të vijojë puna për përgatitjen e një masterplani të detajuar me qëllimin që të përfundohet dokumentimi deri në fund të vitit 2022, dhe menjëherë më pas të vijohet me shpalljen zyrtare të fazës së parë të Parkut Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa.
https://turizmi.gov.al/deklarate-e-perbashket-e-ministres-se-turizmit-dh...