Me pjesëmarrjen e veçantë të Kryeministrit Edi Rama, ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, përfaqësues të lartë të qeverisë, partnerët ndërkombëtarë, si dhe ekspertë të fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare mblidhen në Tiranë për të diskutuar zhvillimet më të fundit në politikën e jashtme dhe vizionin diplomatik të Shqipërisë.
Ata do të reflektojmë mbi sfidat dhe mundësitë e diplomacisë shqiptare, si dhe strategjitë mbi sigurinë, gjeopolitikën e rajonit, ekonominë, turizmin, kulturën, si edhe prioritetin tonë kryesor: integrimin në Bashkimin Europian.
Kjo konferencë vjen në një moment kyç , jo vetëm për shkak të angazhimeve gjithnjë e më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare, por edhe në ndërmarrjen e hapave konkretë për një shërbim të jashtëm gjithnjë më modern e dinjitoz, përfshirë një Ligj të ri për shërbimin e jashtëm dhe ringritjen e Akademisë Diplomatike.