Marrëdhëniet dypalëshe

 

Brazili dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet diplomatike më 4 prill 1961 dhe shpejt nënshkruan një Marrëveshje Tregtare dhe Pagesash.

 

Në vitin 1985, qeveria braziliane dha agrementin për ambasadorin e parë jorezident të Shqipërisë në Brazil, me qendër në Buenos Aires. Po atë vit, ambasadori brazilian në Romë u akreditua dhe në Shqipëri.

 

Në shtator të vitit 2008, në Pekin në kuadrin e ceremonisë së hapjes të Lojërave Olimpike, ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u takua me ish Presidentin e Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva. Një vit më vonë, Shqipëria dhe Brazili hapën përfaqësitë e tyre diplomatike në Brazilia dhe Tiranë, me objektivin për të forcuar lidhjet e miqësisë mes dy vendeve, për të nxitur eksportet dhe investimet reciprokem, për përhapjen e kulturës braziliane e për të rritur shkëmbimet artistike e kulturore.

 

Pas viteve 90-të, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, kontaktet u shtuan në të gjitha nivelet dhe në fushat me interes të ndërjelltë.

 

Shqipëria dhe Brazili gëzojnë marrëdhënie shumë të mira. Qytetarët e të dy vendeve mundtë vizitojnë Shqipërinë dhe Brazilin, pa pasur nevojë për vizë.

 

Duke filluar nga vitet 2000, janë zhvilluar vizita dhe takime të nivelit të lartë dhe janë në proces një sërë marrëveshjesh të rëndësishme, që përfshijnë dialogun politik e bashkëpunimin ekonomik.

 

Tregtia dhe investimet dypalëshe

 

Brazili është partneri i parë tregtar ndër vendet e Amerikës Latine, me 98% të totalit të eksporteve shqiptare drejt këtyre vendeve dhe më shumë se 65% të importeve. Tregtia dypalëshe ka ardhur në rritje të vazhdueshme, gjithësesi duke mbetur në nivele modeste. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, importet nga Brazili kanë rregjistruar një rritje prej 22,5% dhe eksportet shqiptare një rritje prej më shumë se 142% (e dominuar nga zëri i tekstileve dhe lëkurës). Produktet me origjinë shtazore dhe mishi dominojnë importet nga Brazili.

 

Të dyja vendet janë të interesuara për nxitjen e bashkëpunimit në tregti, bujqësi, turizëm, energji, etj. dhe janë në proces një numër nismash, që synojnë plotësimin e kuadrit ligjor e institucional dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta në nivele të ndryshme dhe ndërmjet aktorëve të përfshirë.

 

Kronologjia e marrëdhënieve dypalëshe

 

1961 – Vendosja e marrëdhënieve diplomatike

1963 - Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Pagesave

1985 - Agrementi për Ambasadorin e parë të Shqipërisë në Brazil, rezident në

          Buenos Aires

1985 - Ambasada e Brazilit në Romë mbulon Shqipërinë (jo rezidente)

2000 - Vizitë zyrtare në Brazil e Ministrit të PJ të Shqipërisë, z. Paskal Milo

2008 - Takim i ish Kryeministrit Sali Berisha dhe ish Presidentit Luiz Inacio Lula

           da Silva në Pekin.

2008 – Takim i i ish Ministrit të PJ Lulzim Basha dhe ish Ministrit të PJ të Brazilit

         Celso Amorim në Nju Jork, në kuadër të Sesionit të 63-të të AP të OKB-së

2010 – Ambasadorja e parë rezidente e Shqipërisë në Brasilia, znj. Tatjana

           Gjonaj, paraqet letra kredenciale.

2010 - Ambasadori i parë rezident i Brazilit në Tiranë, z. Rudá Gonzales Seferin,

           paraqet letra kredenciale

2011 - Vizitë zyrtare në Brazil e ish Zv/KM dhe Minister i PJ, Edmond Haxhinasto

          (26-29 tetor)

2012 - Vizitë në Tiranë e Ministrit të Bujqësisë, Mendes Ribeiro Filho

2015 - Vizitë në Brazil nga Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir

           Bushati (4-6 nëntor)

2018 - Ambasadori i ri z. Rezar Bregu paraqet Letrat Kredenciale

Adresa

Ambasada Shqiptare
SMDB Conjunto 04 Lote 03 Casa “D” Lago Sul
71680-040 Brasilia-DF, Brazil

Tel / Fax

Tel.+55 61 33 64 05 19
Nr. i emergjences: +55 61 99114 6568

'

E-MAIL

embassy.brasilia@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00