Edicioni i pestë i konkursit fotografik “Colours of Albania”,një nismë që synon të përfshijë vendas e të huaj në një fushatë promovimi të vlerave dhe bukurive të Shqipërisë në rrjetet sociale, i bën jehonë larmishmërisë së stilit të jetës dhe trashëgimisë kulturore në vend. Me anë të fotografive që përdoruesit e rrjeteve sociale postojnë duke përdorur hashtag-un #coloursofalbania2019, sigurojnë menjëherë përfshirjen në këtë konkurs duke u kthyer në “diplomatë digjitalë” për përcjelljen e ngjyrave të Shqipërisë në botë.
Konkursi do të mbetet i hapur deri në fund të shtatorit, ku më pas juria do të bëjë përzgjedhjen e 50 fotove më të mira dhe të 5 fotove fituese, të cilat do të ekspozohen në disa kryeqytete të botës.