Në Samitin e parë të Grave Afgane, organizuar në Tiranë nën kujdesin e MEPJ, gjatë fjalës së tij, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani theksoi rolin e grave dhe vajzave për paqe dhe stabilitet në botë.
Shqipëria nderon qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave afgane dhe rikonfirmon angazhimin kolektiv, për t'i mbështetur në luftën e tyre, për të drejtat e hequra nga regjimi taleban.
Si anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Shqipëria është e palëkundur në mbrojtjen e të drejtave të çdo gruaje dhe vajze, në Afganistan dhe më gjerë.aje dhe vajze, në Afganistan dhe më gjerë.