Ambasadorja Sh.S.Zj. Inid Milo mori pjesë në përkujtimin e 5-vjetorit të hapjes së Bazilikës Episkopale të Filipopolit në Plovdiv dhe në kremtimin e 70-vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në UNESCO, një ngjarje që vuri në pah rolin e trashëgimisë kulturore në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit.
Veprimtaria u nderua nga prania e Sh.T. Z. Evtim Miloshev, Ministër i Kulturës i Republikës së Bullgarisë, Ambasadore të akredituar në Bullgari, drejtuesve të Fondacionit “Amerika për Bullgarine”, edhe e ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Irina Bokova, e cila moderoi diskutimin kushtuar trashëgimisë së jashtëzakonshme të mozaikëve të Plovdivit. Ambasada e Shqipërisë vlerëson iniciativa të tilla, që forcojnë dialogun kulturor, vlerat e përbashkëta evropiane dhe afrimin mes popujve tanë përmes ruajtjes së trashëgimisë sonë historike.


