Ambasadorja Inid Milo mori pjesë në drekën e Grupit të Ambasadorëve Frankofonë, e organizuar në Rezidencën e Francës në Sofje.
Takimi ofroi një mundësi për një shkëmbim të vlefshëm mendimesh me Sh.T.Zj. Iliana Iotova, Presidente e Republikës së Bullgarisë, mbi zhvillimet aktuale ndërkombëtare, perspektivat e Bullgarisë dhe rolin e Frankofonisë në nxitjen e dialogut dhe mirëkuptimit.
Ambasada shpreh mirënjohjen e saj të veçantë ndaj Zonjës Presidente për praninë e saj të çmuar, për vlerësimet dhe angazhimin e treguar me komunitetin diplomatik.
Një falënderim i sinqertë i drejtohet gjithashtu Ambasadës së Francës në Bullgari dhe Sh.T.Zj. Marie Dumoulin, Ambasadore e Francës, për mikpritjen e ngrohtë, si dhe Sh.T.Zj. Zakia El Midaoui, Ambasadore e Mbretërisë së Marokut, për udhëheqjen e Grupit të Ambasadorëve Frankofonë.


