Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje 9-11 qershor 2026, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Ferit Hoxha zhvilloi një takim dypalësh me Ministren e Jashtme te Bullgarise zj.Velislava Petrova.
Takimi konfirmoi partneritetin e fortë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Dy ministrat shkëmbyen mendime mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, mbështetjen për paqen, sigurinë dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, rëndësisë së përshpejtimit të punimeve për Korridorin VIII, projektit që synon të lidhë Adriatikun me Detin e Zi përmes një rrjeti modern rrugor, hekurudhor dhe energjetik, si një potencial për zhvillim ekonomik por edhe si korridor mobiliteti i NATO-s, si dhe rëndësinë e pakicave kombëtare.





