Me rastin e Ditës së Ushtrisë Bullgare, Ambasadorja Inid Milo u takua me Ministren e Jashtme bullgare, Sh.S.Znj. Nadezhda Neynski, përpara përfundimit të mandatit të saj.
Ambasadorja Milo shprehu vlerësimin e saj të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të vlefshme të Bullgarisë për Shqipërinë, si dhe për kontributin e saj në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe midis dy vendeve. Gjithashtu, Ambasadorja Milo i përcolli urimet më të mira për suksese të vazhdueshme në te ardhmen.


