Prioritetet e Misionit të RSH pranë Këshillit të Evropës kategorizohen në tre shtylla kryesore:
1. Çështjet parësore të angazhimit të Shqipërisë si vend anëtar në Këshillin e Evropës:
- Adresimi i rekomandimeve nga raportet e instrumenteve të ndryshme të Këshillit të Evropës përgatitur për Shqipërinë.
- Adresimi i rekomandimeve të Asamblesë Parlamentare.
- Vijimi i forcimit dhe materializimit të bashkëpunimit me Delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
- Pasurimi i mëtejshëm i kuadrit ligjor shqiptar, duke eksploruar mundësitë e aderimit në instrumente të tjera të Këshillit të Evropës.
- Vijimi i forcimit të koordinimit me përfaqësues të institucioneve të linjës në komitetet dhe mekanizmet e Këshillit të Evropës.
2. Mbështetja e të drejtave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e të drejtave të njeriut.
3. Avancimi i procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.