Në datë 27 shkurt 2023, Ambasadori i Republikë së Shqipërisë në Këshillin e Evropës, z. Dastid Koreshi, firmosi në praninë e zv. Sekretarit të Përgjithshëm të KiE, z. Bjørn Berge, Protokollin e Dytë Shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik (CETS224).
Krimi kibernetik është një sfidë aktuale në rritje dhe tepër kompleks, i cili dikton nevojën për ndërmarrjen e masave të reja adekuate për t’iu përgjigjur këtij fenomeni global. Këtë gjë e kanë nxjerrë ne pah vështirësitë e trajtimit të këtij fenomeni nga autoritetet kompetente gjyqësore.
Protokolli i Dytë Shtesë Konventës për Krimin Kibernetik (CETS224) i përgjigjet kësaj sfide dhe ofron mjete për bashkëpunim të zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike – të tilla si bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me ofruesit e shërbimeve elektronike dhe regjistruesit, mjetet efektive për të marrë informacionin e abonentëve dhe trafikut të shkëmbimit të të dhënave, bashkëpunim të menjëhershëm në raste urgjente ose hetime të përbashkëta – që janë subjekt i një sistemi të të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, duke përfshirë vendosjen e parametrave për mbrojtjen e të dhënave.
Newsroom
Ambasador Koreshi firmos Protokollin e dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik