Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi me unanimitet rekomandimin për daljen e Shqipërisë nga monitorimi, pas 29 vjetësh!
Rezoluta e mitaruar bazuar në raportin e parlamentarit Ionut Stroe, njeh dhe vlerëson procesin e reformave transformuese të drejtësisë në Shqipëri, luftën kundër korrupsionit dhe përparimin e Shqipërisë në të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
Ndërsa Shqipëria hyn në një kapitull të ri bashkëpunimi me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, angazhimi i Shqipërisë mbetet vijimi i reformave në drejtim të arritjes së standardeve më të larta të Këshillit të Evropës në fushën e të drejtave të njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë.
Newsroom
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës vendosi kalimin e Shqipërisë në fazë pas monitorimi me këtë institucion