Në datat 16-17 maj 2024 u mbajt në Strasburg Sesioni i 133-të i Ministerialit të Komitetit të Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Ky Ministerial, përkoi edhe me jubileun e 75-të të Organizatës.
Në ndërhyrjen e tij Ministri z.Igli Hasani vlerësoi rrugëtimin e përshkuar nga Këshilli i Evropës në këto 75 vjet si një simbol të përkushtimit dhe vendosmërisë së vendeve anëtare për të forcuar dhe promovuar parimet dhe vlerat kryesore mbi të cilat u themelua kjo Organizatë, të përfaqësuara në tre shtyllat e saj – të drejtat e njeriut, shtetit të së drejtës dhe demokracisë, si dhe nevojën për një angazhim më të madh për promovimin e tyre në shoqëritë e vendeve anëtare. Ministri Hasani shprehu mirënjohjen për ndihmën që Këshilli i Evropës i ka dhënë Shqipërisë në konsolidimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës gjatë 29 viteve të anëtarësisë së saj.
Sa i takon prioriteteve të punës së Këshillit të Evropës një vit pas Samitit të Reikjavikut në maj 2023, ai vlerësoi hapat e marra në drejtim të rritjes së përpjekjet në mbështetje të Ukrainës nëpërmjet Planit të Veprimit për rimëkëmbjen dhe rindërtimin e saj, si dhe fillimin punës në datë 2 prill 2024 për krijimin e bazës së të dhënave nga Regjistri i Dëmeve i ngritur nga Këshilli i Evropës në Samitin e vitit të kaluar, për të mbledhur ankesat për dëmet e shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë, si elementi i parë që përforcon nevojën e llogaridhënies nga Federata Ruse.
Newsroom
Sesioni i 133-të i Ministerialit të Komitetit të Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës