Gjatë punimeve të Sesiont të 133-të të Ministerialit të Komitetit të Ministrave të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, Ministri Igli Hasani shprehu keqardhjen që Këshilli i Evropës në jubileun e tij të 75-të, nuk arriti të përfshinte në agjendën e takimit, kërkesën e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë edhe pse Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u shpreh pozivisht për këtë kërkesë në sesionin parlamentar të muajit prill 2024.
Ministri Hasani bëri thirrje që kjo çështje të adresohet sa më parë, në një Ministerial të posaçëm vetëm për Kosovën, sapo detyrat e lëna për Kosovën sipas raportit, të përmbushen nga qeveria e Kosovës, në mënyrë që qytetarët e saj të kenë qasjen e munguar në asistencën dhe privilegjet që ofron Këshilli i Evropës përmes mekanizmave dhe instrumenteve në promovimin e të drejtave të njeriut, forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e demokracisë.
Newsroom
Ministri Hasani nga Strasburgu: Përpjekjet tona vijojnë, Kosova meriton të jetë pjesë e KiE