Sot, më 2 qershor 2020, Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) publikoi raportin e ciklit të gjashtë të monitorimit për Shqipërinë.
Ne mirëpresim botimin e raportit të ECRI dhe rekomandimet e tij dhe shprehim gatishmërinë tonë për të vazhduar punën dhe për të përmirësuar më tej standardet në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të personave, në respekt të plotë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Autoritetet shqiptare dhe ECRI kanë një dialog të vazhdueshëm dhe konstruktiv përgjatë cikleve të monitorimit dhe shprehin gatishmërinë për të vazhduar këtë dialog të frytshëm.
Shqipëria i kushton një rëndësi të madhe punës dhe rekomandimeve të Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës. Gjithashtu si Kryesia e radhës e OSBE-së, Shqipëria e ka në prioritetet e saj luftën kundër racizmit dhe intolerancës.
Në këtë kontekst autoritetet shqiptare kanë përgatitur disa komente, duke siguruar informacione shtesë mbi situatën në terren. Për më shumë informacion :