Më datë 15 tetor 2024, Ambasadori i Republikë së Shqipërisë në Këshillin e Evropës, z. Dastid Koreshi, firmosi në praninë e zv. Sekretarit të Përgjithshëm të KiE, z. Bjørn Berge, Konventën e Këshillit të Europës për Veprat Penale në lidhje me Pasuritë Kulturore
Kjo konventë, e miratuar në Nikosia në vitin 2017, synon të luftojë krime të tilla si trafikimi i paligjshëm i mallrave kulturore dhe shkatërrimi i pasurive kulturore. Duke u bashkuar me këtë marrëveshje ndërkombëtare, Shqipëria angazhohet për forcimin e kuadrit të saj ligjor për mbrojtjen e trashëgimisë së saj të pasur kulturore dhe për rritjen e bashkëpunimit me vende të tjera në adresimin e krimeve ndërkufitare që kërcënojnë artefaktet historike dhe kulturore.
Ky veprim thekson përkushtimin e Shqipërisë për të ruajtur identitetin e saj kulturor dhe për të kontribuar në përpjekjet globale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.