Në 11 shkurt 2026, Ambasadori i Përhershëm i Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës z. Dastid Koreshi sëbashku me Zëvendës sekretarin e Përgjithshëm z Bjørn Berge, firmosën Konventën e Këshillit të Evropës për Peisazhet” (ETS No. 176).
Konventa thekson rëndësinë e pejsazheve për kulturën, mjedisin dhe shoqërinë si dhe vlerën e bashkëpunimit ndërmjet vendeve palë për të garantuar mbrojtjen efektive të tyre, menaxhimin dhe planifikimin për këtë qëllim nëpër Evropë .



