Sot, më datë 17 nëntor 2021, Ambasadori Dastid Koreshi, i prezantoi Letrat Kredenciale Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Evropës Sh.S. Znj. Marija Pejčinović Burić si Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës.
Gjatë takimit, Ambasadori Koreshi falënderoi Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës Burić për rolin dhe kontributin e rëndësishëm të ofruar nga KiE në forcimin e standardeve të demokracisë, të drejtave të njeriut në vendin tonë dhe shprehu gadishmërinë e tij për të vijuar dhe forcuar më tej këtë bashkëpunim mes Shqipërisë dhe KiE-s.
Sekretarja e Përgjithshme e KiE-së, zj. Burić i uroi suksese Ambasadorit Koreshi në detyrën e tij dhe u shpreh e gatshme për të vijuar bashkëpunimin e frytshëm, si me Ambasador Koreshin, ashtu edhe me institucionet shqiptare në funksion të konsolidimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të standarteve të Këshillit të Evropës në Shqipëri.