Shqipëria jep një kontribut prej 30,000 euro për Human Rights Trust Fund të Këshillit të Evropës, duke riafirmuar angazhimin për forcimin e të drejtave të njeriut dhe të shtetit të së drejtës. Me këtë rast, Ambasadori Dastid Koreshi u takua me Z. Bjørn Berge, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.
HRTF i themeluar në vitin 2008 i mundëson organizatës të mbështesë shtetet në përmirësimin e mekanizmave kombëtarë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.


