Në ambjentet e Ambasadës, E ngarkuara me Punë a.i., Znj. Alma Kasa, mirëpriti sot Konsullin e Nderit të Republikës së Shqipërisë në Prefekturën e Zadarit, z.Anton Dedaj, mandati i të cilit u rinovua për një periudhë katër vjecare.
Me këtë rast, znj. Kasa e falenderoi Konsullin e Nderit për kontributin e dhënë në përmbushjen e mandatit të tij të parë si konsull nderi.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime lidhur me prioritetet e Konsullatës së Nderit në Zadar, dhe projektet e përbashkëta në të ardhmen, duke ndare vijimin e angazhimit për realizimin e tyre.
Forcimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i asistencës konsullore të ofruar nga Konsullata ishte gjithashtu temë e këtij takimi.


