Më 3-5 maj 2026, u zhvillua në Kopenhagen Konferenca vjetore të Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së, me pjesëmarrje edhe të vendeve evropiane jo-anëtare të BE (kryetarët e 47 parlamenteve evropiane).
Kryetari i Kuvendit, z. Niko Peleshi, u përzgjodh si keynote speaker (së bashku me Kryetarin e Parlamentit të Danimarkës Søren Gade dhe të Ukrainës Ruslan Stefanchuk) në sesionin kryesor të Konferencës mbi sigurinë evropiane dhe procesin e zgjerimit të BE.
Në fjalën e tij, z. Peleshi nënvizoi rëndësinë gjeopolitike të procesit të zgjerimit të BE, duke theksuar njëkohësisht se Shqipëria e sheh procesin si të bazuar në merita dhe duke vënë në dukje arritjet e Shqipërisë në procesin e reformave që lidhen me integrimin evropian.
Konferenca u përqendrua, ndër të tjera, në rëndësinë e zgjerimit të BE-së për sigurinë në Evropë dhe në mënyrën se si parlamentet mund të forcojnë qëndrueshmërinë demokratike në një kohë të karakterizuar nga dezinformata dhe rënia e besimit në institucione.
Gjatë konferencës, z. Peleshi zhvilloi takime dypalëshe me Presidentin e Senatit të Belgjikës, Vincent Blondel, dhe me Kryetarin e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu.



