Ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë Sokol Dedja, së bashku me Drejtuesin e Konsullatës së Kosovës Valdrin Grainca, shpërndanë në klasat e gjuhës shqipe në Kopenhagë tekstet e njësuara ‘Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare’ dhe u njohën nga afër me procesin mësimor, nxënësit e përkushtuar dhe punën e mësuesve të palodhur Kumrije Isaki, Sabri Isbi, si dhe Nevazat Kjamilji, Mirditë Limani Ademi e Leonora Aliu të Shkollës Shqipe Kopenhagë.
Shpërndarja e teksteve mësimore në shkollat ku fëmijët mësojnë gjuhën amtare në Kopenhagë vjen si shprehje e mirënjohjes dhe e përkushtimit për mbështetje për nxënësit dhe mësuesit që me pasion e punë këmbëngulëse mbajnë gjallë në brezat e ri gjuhën dhe kulturën tonë.

