Ambasada e RSh-së në Kopenhagen organizon një pritje me rastin e Festës Kombëtare

Në datën 18 nëntor 2016, Ambasada e RSh-së në Kopenhagen organizoi një pritje me rastin e Festës Kombëtare. Këtë vit organizimi i eventit ishte konceptuar e shoqëruar me një veprimtari promovuese të disa produkteve shqiptare. Në bashkëpunim me Shoqatën shqiptare të Somelierëve, gjatë eventit, përfaqësues të kësaj shoqate bënë prezantimin e disa produkteve të kantinave të ndryshme në Shqipëri, kryesisht verërave, si dhe pijeve të tjera tradicionale shqiptare. Në promovim morën pjesë kantinat Kallmeti, Vila Duka, Kantina Gjergj Kastriot Skenderbeu, Belba, Zika, si dhe kantina Caco.

Në ceremoninë e hapjes Ambasadori Kastriot Robo përshëndeti të pranishmit duke ju referuar në fjalën e tij 104 Vjetorit të Pavarësisë e Ditës së Flamurit. Ai vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë e Danimarkës, si dhe partneritetin e shkëlqyer dhe mundësitë e jashtëzakonshme për ta shtrirë edhe më tej bashkëpunimin mes vendeve. Në vijim, ai vlerësoi mbështetjen e rëndësishme që Danimarka i ka dhënë vendit tonë dhe foli për arritjet e deritanishme të vendit dhe integrimin evropian të Shqipërisë me vlerësimin pozitiv të reformave të ndëmarra nga Qeveria shqiptare dhe dhënien e miratimit për hapjen e procesit të negociatave për anëtarësim në BE. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91783183

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00