Ambasada merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës dhe Gjuhës. / 13.05.2013

Më 4 maj 2013, Ambasada e Shqipërisë në Kopenhagë mori pjesë në Festivalin ndërkombëtar të kulturës dhe gjuhës organizuar nga Shkolla Ndërkombëtare e Østebrosë (Kopenhagë).Në këtë aktivitet ku morrën pjesë pothuajse të gjitha ambasadat e akredituara ne Danimarkë, ambasada bashkëpunoi me Rrjetin rinor shqiptar të Danimarkës dhe me shoqatën shqiptare në Danimarkë Zenel Hasani.Në stendën e Shqipërisë u ekspozuan foto dhe u shfaqën video mbi Shqipërinë, kulturën, traditën, turizmin.Të rinjtë shqiptarë shpërndanë materiale turistike dhe u dhanë vizitorëve të ndryshëm informacione dhe detaje mbi ShqipërinëNë një podium në mes të sallës së ekspozimit grupi i valleve të fëmijëve shqiptarë të shoqatës Zenel Hasani interpretuanvallet shqiptare të cilat u duartrokitën nga vizitorët e shumtë.Ambasada do të marrë pjesë edhe në një aktivitet tjetër të tillë i cili do të organizohet më 15 maj nga Universiteti i Kopenhagës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91783183

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00