
Instituti Danez i Filmit, në kuadër të Festivalit EAST BY SOUTHEAST, i cili fokusohet në filmat e rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, do të prezantojë filmin e shkëlqyer shqiptar BOTA. Një prej regjisorëve të rinj shqiptarë, Thomas Logoreci, do të jetë i pranishëm dhe do të prezantojë filmin e tij në datën 18 tetor, në orën 19:00, në Cinemateket, Kopenhagen.
Ky është një rast i shkëlqyer për të promovuar kulturën dhe artin shqiptar, si dhe prodhimet e fundit të Industrisë Shqiptare të Filmit në Kopenhagen.