Katalizatori i sigurisë evropiane

Aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe kërcënimet e vazhdueshme kundër Ukrainës janë një kujtese për vendet e Evropës Lindore dhe veçanërisht për vendet e Ballkanit, se NATO përbën boshtin kryesor sigurisë kombëtare dhe evropiane. Por shfrytëzimi me efektivitetit i kapaciteteve NATO-s kërkon angazhim thellë me dhe ndërmjet aleatëve ndjeshëm ndaj kërcënimeve.

Nëse ka një vend e kupton vlerën e një angazhimi tillë Aleancës, ky është pikërisht Shqipëria. Para rënies Murit Berlinit, 25 vjet parë, Shqipëria krenohej për mbështetjen forcat e veta nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, e mbështetur një propagandë pamëshirshme, përpiqej t’u mbushte mendjen shqiptarëve se vendi ishte i rrethuar nga armiq. Vetëm pas rënies Perdes Hekurt, shqiptarët kuptuan se bota nuk kishte kaluar dekada tëra duke komplotuar pushtimin e Shqipërisë. Mbi treqind mijë bunkerët do sprapsin pushtimin imagjinar nga Perëndimi, shumë se dëshmi e aftësisë për t’u vetëmbrojtur, u dukën si shenja një mendjeje i kish kaluar edhe caqet e paranojës

Një transformim ngjashëm pësoi dhe perceptimi i Shqipërisë për NATO-n: agresori imperialist u kthye një kampion demokracisë, lirisë individuale dhe sundimit ligjit. Shqiptarët kuptuan se nëpërmjet mbrojtjes kolektive, Aleanca ruante paqen dhe sigurinë e Evropës.

Pas rënies Bashkimit Sovjetik, stuhitë e shpërbërjes goditën dhe Ballkanin. 1995-ën, NATO-ja ndërhyri për vendosur dhe ruajtur paqen Bosnjë; katër vjet vonë, ishte NATO parandaloi gjenocidin Kosovë. prej asaj kohe, Aleanca transatlantike ka kaluar tre raunde zgjerimigjithnjë me kah drejt lindjes – me Shqipërinë dhe Kroacinë si anëtarët rinj, pesë vjet parë.

Pavarësisht këtyre arritjeve, nuk ka kohë dhe vend për vetëkënaqësi. Aneksimi i Krimesë nga Presidenti rus Vladimir Putin, i ndërmarrë shkelje flagrante drejtës ndërkombëtare, e ka kthyer sigurinë e Evropës krye agjendës çështjeve globale, duke shërbyer si një përkujtues i zymtë se një Evropë e lirë, bashkëpunuese dhe paqeëndrra e shumë evropianëve nga vitet ‘50 – mbetet ende një perspektivë e largët.

Akoma shqetësues është fakti se angazhimi i NATO-s Ballkanin Perëndimornjë rajon i fragmentuar, vazhdon përballet me çështje shtet-ndërtimit, sundimit drejtës dhe pabarazisëmbetet i pamjaftueshëm, çka e shton rrezikun një pjesë ende paqëndrueshme Evropës. Pavarësisht mekanizmave shumtë bashkëpunimit rajonal, angazhimi i vendeve Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin për dëshiruar. Për sa kohë anëtarësimi BE mbetet ende larg për këto vende, as Evropa dhe as NATO nuk duhet injorojnë sfidat me cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.

Çështja qëndron se “vrimat e zeza” sigurisë Evropë po errësohen e thellohen gjithnjë e shumë. Kjo, e shoqëruar me ndjekjen e agjendave konfliktuale zgjerimit, na sjell kushtet ku e drejta ndërkombëtare dhe parimet themelore demokratike mund shkelen pa u ndëshkuarsikundër veprimet e Putinit Ukrainë dëshmuan qartazi. Nuk janë vetëm interesat e sigurisë Evropës janë nën kërcënim, por edhe vetë vlerat e saj.

Është koha që NATO të pranojnë rolin e vet të pazëvendësueshëm, jo thjeshtë si një mbulese për sigurinë, por si një katalizator i sigurisë në Evropë. Kjo kërkon që Aleanca tu përgjigjet shqetësimeve për boshllëqet ekzistuese të sigurisë, shumë prej të cilave po prodhojnë pasoja të rënda sociale dhe ekonomike. Shtyrja e vendimeve të vështira lidhur me aftësitë dhe rolin e ardhshëm të Aleancës, apo një bashkëpunim i mekët, nuk janë përgjigja. 

Në vija më të përgjithshme, anëtarët e Aleancës duhet të pranojnë se territori i mbrojtur nga NATO është kthyer në një zonë me konkurrencë sa i përket sigurisë. Përshtatja ndaj këtij realiteti të ri, do të jetë sfida kryesore e Samitit të NATO-s në Uells këtë shtator.

Për fat të mirë, Aleanca duket se po ecën pikërisht në këtë drejtim. Jo larg, pas një takimi urgjent në Bruksel, Presidenti amerikan Barak Obama tha se një “prani e rregullt e NATO-s” do të vendoset në vendet anëtare të Evropës Lindore të ndjeshme ndaj zhvillimeve në Ukrainë – një hap i rëndësishëm ky, në drejtim të rritjes së rolit të NATO-s në rajon.

Megjithatë, mbetet ende shumë për të bërë. Si fillim, NATO duhet të punojë mbi politikën e saj të “dyerve të hapura”, në bazë të së cilës Aleanca do të mirëpresë çdo vend evropian të aftë për të realizuar angazhimet dhe detyrimet e anëtarësimit, me synim institucionalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të saj me Evropën Lindore.

Shqipëria ka shprehur në mënyrë të përsëritur mbështetjen për politikën e dyerve të hapura, duke e parë atë si jetike për nxitjen e zhvillimit demokratik dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë – dhe në këtë mënyrë, në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit kombëtar dhe rajonal. Në një rajon që ende nuk është ankoruar plotësisht në struktura si NATO dhe BE, ndasitë etnike, territoriale apo fetare mund të kenë pasoja katastrofike. Integrimi më i thellë në NATO – i arritur përmes një procesi të besueshëm angazhimi dhe jo nëpërmjet garancive afatshkurtra – do të ndihmojë në uljen e këtij rreziku.

Sot NATO, BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë në një mendje sa i përket nevojës për mekanizma bashkëpunimi më të plotë, të pasura në rregulla që duhen zbatuar. Këto mekanizma duhet të jenë përgjegjës për elementët politikë, ekonomikë dhe ushtarakë të sigurisë, si dhe duhet të mbështeten nga angazhimet e nevojshme si përsa u përket instrumenteve, ashtu dhe barrës financiare. Nuk duhet kursyer asnjë përpjekje kur flitet për fuqizimin e NATO-s. Përndryshe, aneksimi i Krimesë nga Rusia e Putinit do të jetë vetëm fillimi.

Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme,

Ky tekst është publikuar fillimisht si kontribut për Project Syndicate.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91783183

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00