Marrëdheniet dypalëshe

Historiku i marrëdhënieve politike dypalëshe

 

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Danimarkës janë vendosur 29 maj 1970.

 

Gjatë viteve 70-të dhe 80-tëmarrëdhëniet midis dy vendeve tona kanë qënë tepër kufizuara. Interesimi danez ndaj Shqipërisë filloi rritej me vendosjen e pluralizmit politik vendin tonë.

 

5 shkurt 1993, viziton Danimarkën një delegacion i MPJ-së nivel Zv.Ministri.

 

27 - 28 mars 1994vjen vendin tonë për herë parë një delegacion i MPJ-së daneze i kryesuar nga Ministri i Jashtëm, Niels Petersen.

 

prill 1994vizitoi Danimarkën Ministri ynë i Transporteve. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua Marrëveshja e Transportit Ndërkombëtar Mallrave dhe Udhëtarëve midis dy vendeve.

 

29 qershor - 1 korrik 1994realizoi një vizitë, në Tiranë, Ministrja e Punës e Danimarkës, Jytte Andersen. Ajo u prit në nivelet më të larta dhe midis të tjerash nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi mes dy Ministrive të Punës.

 

Më 7 - 8 korrik 1994 vjen në vendin tonë Ministrja daneze për  Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, Helle Dagn, me të cilën u diskutua ndihma që do t’i jepte Danimarka vendit tonë dhe ku u premtua një ndihmë prej 10 milionë USD. Kjo vizitë pati frutet e veta, pasi po atë vit parlamenti danez aprovoi një ndihmë për Shqipërinë prej 45 milionë korona daneze (7.5 milionë USD) si vend në tranzicion dhe që do të jepej për një periudhë tre vjeçare. Kjo ndihmë përfshinte kryesisht ngritjen e strukturave të OJQ-ve në fushat e shoqërisë civile si: në gazetari, shëndetësi, arsim, drejtësi, pushtetin lokal, sindikata, etj.

 

Më 28 dhjetor 1994 u hap Konsullata Daneze në Tiranë, me z. Tanush Frashëri si Konsull Nderi.

 

Më 4 - 6 shtator 1995zhvilloi një vizitë zyrtare në Danimarkë, Ministri i Punëve të Jashtme, Alfred Serreqi. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua marrëveshja e Mbrojtjes dhe Nxitjes Reciproke të Investimeve midis dy vendeve tona.

 

Më 29 prill 1997 paraqiti kredencialet ambasadori danez në vendin tonë me rezidencë në Romë, Henrik Ree Iversen.

 

Më 7 - 10 dhjetor 1997vizituan Danimarkën, në kuadrin e bashkëpunimit me USAID-in, Ministri ynë i Bujqësisë dhe Ushqimit, L. Xhuveli si dhe Sekretari i Shtetit për Pushtetin Lokal, L.Përpali.

 

Nga data 16 - 17 prill 1998viziton Tiranën Ministri i Jashtem danez, Niels Helveg Petersen, si perfaqësues i Trojkës së OSBE-së ku përveç çështjeve të bashkëpunimit bilateral, u diskutua edhe situata në Kosovë.

 

Në datat 30 nentor - 1 dhjetor 1998Ministri i Jashtem Paskal Milo zhvilloi një vizitë zyrtare në Danimarkë. Për t’u shenuar nga kjo vizitë janë ndihma e re daneze për vendin tonë prej 100 milion korona (rreth 16 milion USD) për periudhën 1999 – 2001, me synimin për ta rritur atë edhe 50% për dy vitet të tjera, si dhe u ra dakord për vijimin e dialogut politik në nivele të larta.

 

Më 13 - 15 qershor1999Kryeministri Pandeli Majko zhvilloi një vizitë zyrtare në Danimarkë.

 

Në datat 26 - 27 shtator 2000u zhvilluan në Tiranë konsultimet vjetore midis  delegacioneve të MPJ-ve të Shqipërisë dhe Danimarkës.

 

Më 1 shkurt  2001Kryeministri Meta bëri një vizitë zyrtare në Danimarkë.

 

Më 6 qershor 2001vizitë zyrtare në Tiranë e Ministrit të Jashtëm danez, Mogens Lykketoft.

 

Më 26 shtator 2001u zhvilluan në Kopenhagen konsultimet politike midis MPJ-ve.

 

Në muajin qershor 2004u zhvillua në Kopenhagen një takim ndërmjet delegacioneve ushtarake të Ministrivë të Mbrojtjes dy vendeve, në nivel Drejtori Politik.

 

Në qershor 2004 Zv.Ministri i Shëndetësisë, E.Hashorva zhvilloi takime pune me autoritetet përkatëse daneze lidhur me disa projekte bashkëpunimi mes dy vendeve.

 

Në gusht 2004vizitë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,  B.Klosi në Kopenhagë, me ftesë të homologut të tij danez, lidhur me bashkëpunimit dypalësh, si dhe shkëmbim përvoje Nordic Council of Ministers.

 

Në gusht 2004vizitë e Ministrit të Pushtetit Lokal dhe Decentralizimit, B.Blushi në Kopenhagë, me ftesë të homologut të tij danez, lidhur me shkëmbimin e përvojës për reformat e strukturimit të pushtetit lokal dhe me asistencën daneze në Shqipëri.

 

Më 6 - 7 qershor 2006 bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri MPJ danez, Per Stig Moller.

 

Në prill 2007 Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli viziton Danimarkën.

 

Në tetor 2007, MPJ, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në Danimarkë.

 

Më 30 - 31 mars 2009 zhvilloi një vizitë në Danimarkë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar nga një grup biznesmenësh ku u takua edhe me Kryeministrin danez, Anders Fogh Rassmussen.

 

Në prill 2009, Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Danimarkës në Tiranë, zhvilluan Sesionin e Përbashkët të Punës mbi Diplomacinë Ekonomike, me temë “Modeli danez i diplomacisë ekonomike”. Morën pjesë: Nën/Sekretari për Investimet dhe Tregtinë i Danimarkës, Zv.Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo, diplomatë të MPJ, përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit, të Albinvest-it, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, etj.

 

Struktura shtetërore daneze për diplomacinë ekonomike mbështetet në veprimtarinë e Këshillit të Tregtisë së Danimarkës, si një organizëm që funksionon brenda strukturës së MPJ-së daneze, për promovimin dhe nxitjen e tregtisë dhe investimeve daneze jashtë vendit, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja brenda vendit.

 

Më 28 maj 2010, realizoi një vizitë zyrtare në Danimarkë, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta.

 

Më 8 maj 2012, realizoi një vizitë zyrtare në Danimarkë, Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto.

 

Më 31 mars – 2 prill 2014, realizoi një vizitë zyrtare në Danimarkë, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta.

 

Më 25-26 Maj 2014, realizoi një vizitë në Danimarkë, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati.

 

30 Mars 2015, zhvilloi një vizitë pune në Shqipëri Ombudsmani danez, z. Jørgen Steen Sørensen, gjatë së cilës ai siguroi mbështetjen në vijim për institucionin homolog shqiptar.

 

Më 31 Janar 2018, zhvilloi një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Ditmir Bushati, ku ndër të tjerë u takua dhe bisedoi gjerësisht me homologun e tij danez, Anders Samuelsen.

 

Bashkëpunimi ekonomik

 

Qeveria daneze ka dhënë një kontribut pozitiv për Shqipërinë në forcimin e kapaciteteve qeverisëse të administratës qëndrore, të administratës së pushtetit gjyqësor, në rritjen e përfshirjes së shoqerisë civile në çështjet vendore me qëllim ndërtimin e një shoqërie demokratike shqiptare. Fushat e ndërhyrjes daneze kanë qënë në drejtim të forcimit të kapaciteteve të çështjeve të drejtësisë, prokurorisë, policisë, pushtetit vendor, OJF, etj. 

 

Që nga viti 1999, kontributi danez për Shqipërinë nëpërmjet projekteve të Programit Danida ka qënë 16 milionë USD me një impakt të dukshëm. Karakteristike është se zbatimi i projekteve të financuara nga qeveria daneze është bërë me transparencë dhe profesionalizëm, e cila ka çuar në përmirësimin e funksioneve të administratës dhe në ngritjen e kapaciteteve të saj. Qeveria daneze ka ndihmuar Shqipërinë edhe nëpermjet Programit FRESTA, si dhe në kuadër të bashkëfinancimit me donatorët e tjerë multilateralë, ku Danimarka është anëtare e rëndësishme si Banka Botërore dhe Agjencitë e ndryshme të Kombeve të Bashkuara që operojnë në Shqipëri.

 

Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës ka dhënë mbështetjen e saj që nga themelimi i institucionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri, përmes një granti financiar te akorduar në kuadër të marrëveshjes së dy qeverive tona, nënshkruar në Kopenhagen në korrik 1999. Bashkëpunimi me zyrën e Ombudsmanit Danez në vitet 1999-2003, përmes programit DANIDA të Qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës ka dhënë ndikimin e vet mjaft pozitiv në të gjitha aspektet e funksionimit të zyrës së Avokatit të Popullit. Kjo mbështetje ka qenë konkrete, tepër e pranishme dhe mjaft efiçente për ngritjen dhe fuqizimin e institucionit të Avokatit të Popullit, mbështetje që u konfirmua edhe gjatë vizitës së Ombudsmanit danez në Shqipëri z. Jørgen Steen Sørensen, në 30 mars 2015

 

Gjatë vizitës në Danimarkë, të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, më datë 13 dhjetor 2013, u nënshkrua marrëveshja midis dy qeverive, për dhënien e një granti nga qeveria daneze, në shumën 80 milion korona daneze (DKK), grant i bashkëfinancuar me Ministrinë Federale të Kooperimit Ekonomik dhe Zhvillimit të Republikës Federale të Gjermanisë, nëpërmjet zhvillimit të bashkëpunimit për mbështetjen e përbashkët gjermano – daneze, për zhvillimin rural dhe bujqësinë në zonat e pafavorshme të Shqipërisë (2014-2018). Ky program, do të mbështesë qeverinë shqiptare në shtrirjen e asistencës për fermerët e varfër, në aktivitetin e prodhimit bujqësor dhe agro - biznesin duke synuar në uljen e varfërisë, rritjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës të fermerëve, në zonat rurale të pafavorshme të Shqipërisë, në përputhje e me programin e qeverisë shqiptare, të strategjisë ndërsektoriale për zhvillimin rural dhe bujqësinë.

 

 

Kuadri ligjor i bashkëpunimit dypalësh

 

  1. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbreterisë së Danimarkës për transportin ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve, nënshkruar më  25.01.1994
  2. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve.1995, hyrë në fuqi më 18.1.1996.
  3. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Punevë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Danimarkës, nënshkruar më  19.02.1999, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
  4. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Danimarkës për asistencën në periudhen e tranzicionit, nënshkruar më      02.06.1999, hyrë në fuqi më 30.11.2000.
  5. Memorandum i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për ndryshimet klimatike ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të ujërave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit të Mbretërisë së Danimarkës mbi bashkëpunimin për zbatimin e  protokollit të Kiotos, nënshkruar në 2006, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
  6. Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës mbi lehtësimin e lëshimit të vizave, nënshkruar më 24.04.2008,hyrë në fuqi më 1.12.2008.
  7. Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës për ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar, nënshkruar më 24.04. 2008, hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2008.
  8. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Danimarkës për bashkëpunimin për zhvillim, nënshkruar më 1.9.2010, hyrë në fuqi më 1.6.2011.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91783183

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00