Më 24 Mars 2026, në Kajro, u zhvilluan konsultimet diplomatike dypalëshe midis delegacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit, të kryesuar nga Asistent Ministri për Çështjet Europiane, në Ministrinë e Punëve të Jsashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Egjiptianët Jashtë, Ambasador Waed Hamid dhe, delegacionit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Çështjeve Politike dhe Strategjike, Zoti Gazmend Barbullushi, me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Shqipërisë në Egjipt, Sami Shiba.
Në seancën e parë të konsultimeve, pasi u trajtua ecuria e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat dhe u shpreh angazhimi i përbashkët për thellimin dhe konkretizimin e bashkëpunimit, u ra dakord sa më poshtë:
- Realizimi i vizitës në Tiranë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Egjiptianët Jashtë, në një kohë të përshtatshme,
- Referuar Protokollit të Sesionit të Parë të Komisionit te Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik,që u mbajt në Tiranë më 12-14 dhjetor 2025, dërgimi i ftesës nga pala egjiptianë, për mbajtjen në Kajro, të Sesionit të dytë, brenda 6-mujorit II, 2026;
- Vazhdimi konsultimeve diplomatike periodike;
- Vazhdimi nga pala egjiptiane e trajnimeve për diplomatët e rinj, si dhe për oficeret nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, me mundësinë e rritjes së numrit dhe shtimit të fushave të tjera;
- Zhvillimi i takimeve/konsultimeve në nivel të Ministrive të Turizmit, shkëmbimin e vizitave reciproke, me synim një bashkëpunim sa më të ngushtë në sektorët me interes të përbashkët, dhe në këtë kontekst, krijimin e lehtësirave për lëvizjen e qytetarëve, që do të silltë dhe rritjen e numrit të turistëve;
- Inkurajimi i investitorëve shqiptarë dhe atyre egjiptiane për të qenë më shumë prezent në vendet respektivë, duke iu krijuar kushtet dhe lehtësitë e nevojshme;
- Rritjen e volumit të shkëmbimeve tregtare midis du vendeve;
- Në kuadër të kuadrit ligjor, shqyrtimi i propozimit për nënshkrimin e Marrëveshjen Ri-pranimit, inicimi i Marrëveshjes në fushën e Turizmit, si dhe përshpejtimi i proceduarave për të gjitha Marrëveshjet dhe Memorandumet e Bashkëpunimit që tashmë janë në proces, me qëllim nënshkrimin gjatë vizitave të pritshme. si ato për Transportin ajror, Transportin Detar, fushën e Bujqësisë dhe Peshkimit, në fushën e Arsimit të Lartë, Shëndetësisë dhe atë Farmaceutike, Punës/rregullimit të lëvisjes së punëtorëve, Mbrojtjes Sociale, e Arkivat, Radios dhe Televizionit, TV etj.;
- Vazhdimin e mbështetjes reciproke të kandidaturave në organizata të ndryshme ndërkombëtare etj.
Lidhur me seancen e dytë që përfshinte zhvillimet në rajonet respektive dhe ato ndërkombëtare, në diskutimet e palës egjiptiane veçohen; prezantimin e rolit, kontribitit dhe pozicionit të Egjiptit në hapësirën e LM me theksim demonstrimin e vullnetit politik të tij për ndërmjetësim në zgjidhjen e konfliktit SHBA +Izrael me Iran; prezantim e situatës në Gaza dhe në tërësi në Palestinë, Bririn e Afrikës, përfshi Digën e Madhe të Etiopisë në lumin Nil, dhe në Libi etj, për të cilat pala shqiptare prezantoi mendimet dhe qëndrimet politike.
Në vijim të diskutimit të çështjeve të kësaj seance, pala shqiptare bëri një prezantim të plotë të ecurisë së procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, zhvillimeve në rajon, rolit konstrultiv, si dhe kontributit tashmë të vlerësuar të Shqipërisë.


