SHQIPËRIA shtrihet në Evropën Juglindore, në Perëndim të Gadishullit Ballkanik, me një sipërfaqe prej 28.748 km2, me gjatësi të vijës kufitare 1094 km, nga të cilat 657 km janë vijë kufitare tokësore dhe 316 km vijë bregdetare, si dhe 48 km janë vijë ndarëse e lumenjve dhe 73 km e liqeneve.
Shqipëria kufizohet në jug dhe jug-lindje me Greqinë, në veri me Malin e Zi, në perëndim me Italinë, më të cilën ndahet nga deti Adriatik dhe deti Jon, në lindje me Maqedoninë e Veriut dhe në veri-lindje me Kosovën, i cili është eshë shteti i dytë në rajonin e Ballkanit me popullsi më të madhe shqiptarësh.