Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 15 maj (përfshirë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, të vijnë t’i tërheqin ato ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 15:00 deri 16:00.
Për të marrë pasaportat nëpërmjet shërbimit postar, aplikuesi duhet të dërgojë me postë pranë shërbimit konsullor të Ambasadës një zarf në të cilin të jenë futur:
Një zarf i parapaguar i një prej shërbimeve postare të shpejta si CHRONOPOSTE, DHL, UPS etj,;
Kuponi ose kuponat origjinalë (kur janë pasaportat e disa pjesëtarëve të të njëjtës familje) të aplikimit per pasaportë;
Adresa e saktë dhe numri i telefonit të personit ku do të dërgohet pasaporta;
Theksojmë: Me postë mund të dërgohet vetëm pasaporta.
Për tërheqjen e kartave të identitetit aplikuesit duhet të paraqiten personalisht brenda 1 viti nga dita e aplikimit. Pas 1 viti kartat bëhen të pavlefshme.