Articles

Lëvizja e qytetarëve shqiptarë prej dhe drejt Francës - Përditësim 1 gusht 2022

Hyrja në Francë

- Duke filluar nga data 1 gusht 2022, nuk ka më asnjë kusht vaksinimi apo testimi për tu futur në territorin Francës nga çdo pikë kufitare.

Hyrja në Shqipëri

– Duke filluar nga data 1 maj 2022, nuk ka më asnjë kusht vaksinimi apo testimi për tu futur në territorin Republikës së Shqipërisë nga çdo pikë kufitare.
- Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri!

Faleminderit

NJOFTIM PËR SHPËRNDARJEN E PASAPORTAVE - 31 MARS 2023

Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 31 mars (përfshirë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, të vijnë t'i tërheqin ato ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 15:00 deri 16:00.
Për të marrë pasaportat nëpërmjet shërbimit postar, aplikuesi duhet të dërgojë me postë pranë shërbimit konsullor të Ambasadës një zarf në të cilin të jenë futur:

28 nëntor 2021 – Kremtimi i Festës Kombëtare të Shqipërisë

Kremtimi i Festës Kombëtare të Shqipërisë në Francë ishte sukses i bukur!

Me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë, në teatrin prestigjioz parizian "Salle Gaveau" u zhvillua një koncert sublim i trios së mrekullueshme të artistëve shqiptarë ndërkombëtarë, Inva Mula, Genc Tukiçi dhe Olen Cesari, me pjesëmarrjen-surprizë të yllit të ri franko-shqiptar të këngës Erza Muqoli.

Ministrja Xhaçka takon Clement Beaune: E ardhmja e Shqipërisë, në Bashkimin Evropian

Në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Clément Beaune. 
Në këtë takim u shkëmbyen mendime për një bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh, për t’i dhënë këtyre marrëdhënieve një dimension të ri, shumë më ambicioz, qoftë në shkëmbimet ekonomike, politike, kulturore, por edhe në kuadër të proceseve integruese, posaçërisht atij të integrimit evropian të Shqipërisë. 

Kryeministri Rama vizitë në Francë me ftesë të Presidentit Macron

Komunikim i Kryeministrit Edi Rama pas takimit të datës 22 mars 2021 me Presidentin francez Macron:

Prej datës 8 shkurt 2021 fillon shërbimi i aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti në Ambasadën Shqiptare në Paris

Sot, në Ambasadën e Shqipërisë në Paris, u inaugurua shërbimi për pajisje me pasaportë biometrike dhe letërnjoftim (kartë identiteti) për shtetasit shqiptarë rezidentë në Francë.

Informacion mbi afatin e vlefshmërisë së dokumenteve biometrike të Republikës së Shqipërisë

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, nëpëmjet Aktit Normativ, 23/20, ka vendosur që pasaportave biometrike të cilave u mbaron afati brenda vitit 2020, t'ju zgjatet vlefshmëria deri në 31 dhjetor 2020.

Ambasada e Shqipërisë në Francë ka njoftuar autoritetet franceze për këtë vendim të qeverisë shqiptare.

Për lehtësinë tuaj, ju ftojmë të printoni vërtetimin e mëposhtëm, në frengjisht dhe anglisht, për t'ja paraqitur autoriteteve franceze apo atyre kufitare.

Njoftim lidhur me rihapjen e Shërbimit Konsullor pranë Ambasadës së Shqipërisë në Paris

Pas lehtësimit të masave të marra nga autoritetet franceze për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ambasada e Shqipërisë në Paris njofton se, duke filluar nga data 12 maj 2020, do të rihapë shërbimin e saj konsullor pranë Ambasadës, çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte, nga ora 9:30 deri më 13:00.

Pages

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

E-MAIL

Konsullata:
consulate.paris@mfa.gov.al

Kancelaria:
embassy.paris@mfa.gov.al

Çështje policore:
officer.paris@mfa.gov.al

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë
10:00 - 13:00
* Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
 2 jan 2023, 3 jan 2023
14 mar 2023, 22 mar 2023,
10 pri 2023, 17 pri 2023, 21 prill 2023, 1 maj 2023, 28 qer 
2023, 5 sht 2023, 28 nën 2023, 29 nën 2023, 25 dhj 2023