Bëmat e personazhit të librit vizatimor frëngjishtfolës të Tintinit përkthehen dhe botohen për herë të parë edhe në gjuhën shqipe. Shtëpia botuese « Bénart Editions » ka njoftuar botimin e albumit « Skeptri i Otocarit », të përkthyer nga botimi francez i shtëpise botuese Casterman, nga Evelyne Noygues dhe Arben Selimi.
Me këtë përkthim dhe botim për herë të parë në gjuhën shqipe të albumit « Skeptri i Otocarit », reporteri simpatik Tintin, i autorit belg Hergé, hyn në botën shqipfolëse ku çdo gjë duket sa familjare aq dhe e paparë !
Bëmat e Tintinit në këtë album zhvillohen në një vend imagjinar. Imagjinar po, por jo dhe aq ! Shumë detaje na kujtojnë një vënd ballkanik…, dhe përse jo vëndin e shqiponjave ?! Gjithashtu personazhe të ndryshëm, vende, veshje, etj., na kujtojnë Shqipërinë e fundit të viteve 1930!
Botimi i këtij albumi do të ndihmojë gjithashtu në lëvrimin e librit vizatimor, gjini pak e njohur në Shqipëri.
Foto në facebook :