Nje vështrim i përgjithshëm gjeo - ekonomik:
Shqipëria është e vendosur në zemër të Mesdheut dhe shtrihet përgjatë vijës bregdetare të detit Adriatik dhe Jon. Ajo kufizohet me kufi tokësorë nga Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe lidhet nëpërmjet detit Adriatik me Italinë. Shqipëria është një portë hyrëse e rëndësishme për Evropën Lindore dhe Ballkanin.
Hyrja e Shqipërisë në NATO siguroi stabilitet ekonomik dhe potenciale të reja, çka bëri të mundur që investimet të shihen më të sigurta duke rritur interesin jo vetëm te investitorëve vendas por dhe atyre të huaj.
- Popullsia: 2,894,475 (Doing Business Albania 2016)
- Sipërfaqja: 28,748 km2
- Monedha: Leku shqiptar (ALL)
- Rrjeti kombëtar rrugor: 3,719 km
- Rrjeti hekurudhor: 441 km. Rrjeti hekurudhor shqiptar lidhet me rrjetin hekurudhor ndërkombëtar nëprmjet Malit të Zi dhe Korridorit VIII nëpërmjet Portit të Durrësit
- Tokë bujqësore: 24% (INSTAT)
- Anëtarësimet kryesore: OBT, MSA, CEFTA, EFTA, Marrëveshja e tregtisë së lirë më Turqinë, Programi i Sistemit të Gjeneralizuar të Preferencave (GSP) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, akumulim diagonal midis Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë, Serbisë dhe shteteve anëtare në EFTA.
- Industritë më të rëndesishme eksportuese: tekstile dhe këpucë, minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, materiale ndërtimi dhe metale, fruta, perime dhe duhan.
- Të mirat dhe shërbimet më të rëndësishme të importuara: makineri dhe paisje, ushqime, tekstile dhe kimikate.
- Tregjet më të rëndësishme të import-eksportit: Italia, Greqia, Kina, Turqia, India, Kosova, Gjermania dhe BE.
Investimet dhe klima e biznesit
Në raportin e Bankës Botërore “Doing Business” për vitin 2015, Shqipëria u rrit me 40 Pozicione (108-68) dhe kjo falë performancës të mirë të tre treguesve: Pagesa e taksave, Regjistrimi i pronës dhe Sigurimi i mbrojtjes së investitorëve (Shqipëria e shtata në botë dhe e para në rajon).
Për vitin 2015, sipas “Indeksit të Lirisë Ekonomike” të Fondacionit “Heritage” Shqipëria renditet në pozicion shumë të favorshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Rritje ekonomike e drejtuar nga Eksporti
Shqipëria ka një sektor dinamik eksporti. Eksportet shqiptare kanë patur një rritje vjetore prej 24% gjatë 5 viteve të fundit dhe një rritje të volumit të tregtisë me shumë vende të Europës. Eksportet në pesë vitet e fundit janë rritur nga 1 miliard dollarë në 2,5 miliard dollarë.
Kapital njerëzor konkurrues
57% e popullsisë shqiptare është nën moshën 35 vjeç;
Mosha mesatare e popullësisë është 31.5 vjeç;
Paga minimale prej vitit 2013 është 22.000 ALL (përafërsisht 157 €)
Shqipëria ka mbi 1,000,000 profesionistë të mirë-arsimuar dhe shumë të motivuar;
Gjuha angleze, italiane dhe greke fliten gjerësisht ndërsa gjuha franceze dhe ajo gjermane mësohen edhe në shkolla;
Çdo vit, më shumë se 100,000 studentë regjistrohen në universitete.
Mundësi sektoriale premtuese
Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm mundësish investimi si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat. Gjithashtu ka një sërë mundësish në sektorë të qëndrueshëm dhe në rritje të tillë si: Industria përpunuese, energjia, bujqësia, industria mekanike dhe turizmi.
Reforma strukturore gjithëpërfshirëse
Qeveria ka ndërmarrë dhe vazhdon të ndërmarrë reforma të rëndësishme me qëllim rritjen ekonomike dhe thithjen e investitorëve të huaj:
Ligji për Zonat e zhvillimit teknologjik dhe ekonomik
Ligji ri për PPP-ve
Ligji Investimeve/Investitorëve Strategjikë
Ligji Turizmit
Treguesit makroekonomikë
Situata makroekonomike në Shqipëri është e karakterizuar nga çmime të qëndrueshme, norma të ulëta të inflacionit dhe norma të qëndrueshme të kursit të këmbimit Inflacioni mesatar vjetor ka qenë relativisht i qëndrueshëm për më shumë se një dekadë me një nivel 1.9% të regjistruar në 2013, 1.6% të regjistruar në vitin 2014 dhe rreth 2.0% në 2015.
Standard & Poor
Standard & Poor 's ka përmirësuar dy herë klasifikimin për Shqipërinë, nga B (-) në B (të qëndrueshme) në B (+). Shqipëria ka kapërcyer dy nivele brenda një viti, për vitin 2015.
Raportet kryesore
Në raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, Shqipëria është vlerësuar si vendi që ka ndërmarrë reformat më të mira në rajon për vitin 2014. Përveç huave direkte apo fondeve të garancisë, BERZH është e angazhuar në Shqipëri edhe si aksionere në kompani të ndryshme private. Portofoli i BERZH në Shqipëri kryesohet nga financimet në infrastrukturë, me 35% të shumës totale, e ndjekur nga energjetika me 31% dhe nga sektori financiar me 24%.
Fondacionit Heritage në raportin e Indeksit të Lirisë Ekonomike për vitin 2015, e rendit Shqipërinë në pozicion shumë të favorshëm në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Shqipëria ka rezultate të larta në treguesit e tregtise, treguesit fiskal dhe në treguesit e lirisë së investimeve.
Bazuar në Raportin e Bankës Botërore për vitin 2015, Shqipëria ka përjetuar rritjen më të madhe ekonomike në rajon.
Klima e biznesit është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme.
Pse të investosh në Shqipëri
Një vend me reformim të shpejtë, me fokus lehtësinë e të bërit biznes, me vendndodhje të shkëlqyer dhe strategjike, me akses të lirë të tregut, me taksa konkurruese dhe stimuj favorizues, si dhe me një fuqi punëtore të motivuar, të mirëarsimuar dhe me kosto konkurruese, Shqipëria është një destinacion i shkëlqyer investimi.
1. Vendndodhje strategjike me akses të lehtë në Europë dhe rajonin e Ballkanit
- E ndodhur në qendrën e udhëkryqeve natyrore të korridoreve kryesore në Europë
- Portë hyrjeje me katër porte: Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë.
* Porti i Shëngjinit është potencialisht një ndër portet më të thellë në rajon dhe në Detin Mesdhe
2. Akses i lirë në treg
- Ekonomia e Shqipërisë është tashme plotësisht e hapur dhe karakterizohet nga nje tregti plotësisht e liberalizuar.
- Ekonomia më elastike ndër ekonomitë e Europës Jug-Lindore
- Ekonomia e vetme në Europë e cila nuk ka kaluar një periudhë reçesioni
3. Mjedis pro – biznes
- Përfitime tatimore dhe stimuj në sektorët strategjikë të investimit
- Sistem tatimor online
- Kuadri ligjor i biznesit në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian
4. Proçesi i regjistrimit të biznesit
- Regjistrimi i biznesit të ri mund të bëhet 24 orë, me një kosto minimale duke filluar nga 100 ALL (afërsisht EUR 1)
- Proçes i shpejtë dhe transparent i liçensimit të biznesit, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit
5. Seleksion i lartë i mundësive të investimit
- Mundësi investimit me anë të partnertitetit sektor publik – privat
- Mundësi investimit në sektorë me rritje të qendrueshme si Energji e rinovueshme, Turizmi, Agrikultura, Prodhimi, Trasporti dhe Logjistika; Shërbimet ICT, Industria e Minierave
6. Kuadër ligjor mbështetës për Investimet e Huaja Direkte
- Asnjë autorizim paraprak qeveritar
- Të gjithë sektorët të hapur për investorët e huaj
- Asnjë kufizim ose limitim për kompanitë e huaja, është e mundur edhe pronësi e huaj në nivelin 100%
- Nuk ka kufizime për nivelin e fitimeve
7. Aftësitë konkurruese të fuqisë puntore
8. Sistem i favorshëm taksimi
- Marrëveshje për Eliminimin e Tatimiti të Dyfishtë me mbi 30 vende
- Asnjë dallim midis investitorëve të huaj apo vendas
9. Infrastrukturë në permirësim të shpejtë
- Zhvillim i shpejtë i infrastrukturës në transport, telekomunikacion dhe energji
- Mjete të zhvilluara dhe me kosto të ulta në transportin detar
- Rrugë transporti të mirëpërcaktuara dhe mekanizm i dërgimeve direkte në shumicën e vendeve në Bashkimin Europian.
10. Destionacion turistik i rekomanduar
- Shqipëria e listuar e katërta në “52 places to go in 2014” nga Neë York Times
- Top Destinations 2012 – Frommer’s Travel Guide
- E para në 10 vendet më të mira për të vizituar në 2011 – Lonely Planet
Regjistrimi i shoqërive tregtare dhe liçensimi i biznesit
Dy iniciativa të një rëndësie të veçantë, të ndërmarra nga Qeveria Shqiptare, të cilat synojnë krijimin e një klime të favorshme pro-biznes janë: krijimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) dhe krijimi i Qendrës Kombëtare të Liçencimit (QKL). Legjislacioni në fushën e regjistrimit dhe liçencimit të biznesit është në harmoni me standartet e parashikuar nga BE, me fokus primar reduktimin e barrierave administrative për bizneset të cilat operojnë në Shqipëri.
1. Regjistrimi i Shoqërive Tregtare
Ligji nr. 9901 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” hyri në fuqi më datë 21.05.2008. Ky ligj rregullon statusin e tregtarit, themelimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, të drejtat dhe detyrimet e themeluesve, të ortakëve dhe aksionarëve dhe riorganizimin dhe likuidimin e shoqërive tregtare.
Referuar ligjit nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR)” i ndryshuar, regjistrimi i shoqërive tregtare në Shqipëri bëhet nëpërmjet QKR-së. QKR-ja gëzon statusin e institucionit publik, me personalitet juridik, në varësi të ministrit që mbulon çështjet e tregtisë, me seli qendrore në Tiranë.
2. Detyrimi për regjistrim
Subjektet që detyrohen të regjistrohen në regjistrin tregtar janë:
- Personat fizikë, që ushtrojnë veprimtari ekonomike tregtare;
- Shoqëritë e thjeshta sipas dispozitave të Kodit Civil;
- Shoqëritë tregtare;
- Degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja;
- Shoqëritë dhe unionet e kursim-kreditit;
- Shoqëritë e bashkëpunimit të ndërsjellë;
- Çdo subjekt tjetër, për të cilin parashikohet detyrimi për regjistrim, në bazë të legjislacionit shqiptar.
3. Regjistrimi në QKR
Aplikimi për regjistrim fillestar të nje biznesi mundësohet brenda 24 orëve me një kosto prej 100 Lekë. Regjistrimi fillestar dhe çdo regjistrim tjetër bëhet me aplikim pranë çdo sporteli shërbimi të QKR-së, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht vendit të ushtrimit të veprimtarisë, vendbanimit apo selisë së aplikantit. Aplikimi për regjistrim mund të kryhet edhe në mënyrë elektronike, në përputhje me legjislacionin për nënshkrimin elektronik.
Dokumentacioni i kërkuar për regjistrim fillestar në QKR
Për të bërë një regjistrim fillestar në QKR kërkohet dokumentacioni i mëposhtëm:
- Kërkesa për aplikim
- Dokumentacioni shoqërues
Për informacion më të detajuar rreth Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, ju lutemi referojuni faqes zyrtare të QKR ëëë.qkr.gov.al ku publiku gëzon akses të plotë.
4. Liçensimi i biznesit
Bazuar në ligjin nr. 10081, datë 23.02.2009, i cili rregullon proçedurat e liçencimit në Shqipëri, Qendra Kombëtare e Liçencimit (QKL) ka filluar aktivitetin e saj si institucion publik në varësi të ministrit që mbulon çështjet e ekonomisë, që në qershor 2009. Ky ligj ka për qëllim përmirësimin e klimës së biznesit, nëpërmjet reduktimit të barrierave administrative ndaj nismës së lirë në kryerjen e veprimtarive ekonomike, tregtare apo profesionale, ose përdorimin e të mirave publike, duke garantuar, njëkohësisht, mbrojtjen e interesit publik në ushtrimin e këtyre veprimtarive dhe në përdorimin e të mirave publike.
Legjislacioni i liçencave parashikon 12 fusha të ndryshme liçencimi/lejimi, ku vetëm disa prej tyre trajtohen nga/ose nëprëmjet QKL-së. Sistemi i liçencimit/lejimit për fushat që ngelen pa përfshirjen e QKL rregullohet nga legjislacioni respektiv sektorial. Më konkretisht, fushat për të cilat pajisja me liçencë/leje, bazohet në legjsilacion sektorial janë :
- Shërbimi bankar financiar;
- Shërbimi bankar jo-financiar;
- Telekomunikacioni;
- Shërbimet në sektorin e energjisë (prodhimi, transmetimi, shpërndarja etj.);
- Hidrokarburet;
- Shërbimet portuale, hekurudhore dhe aeroportuale;
- Lojrat e fatit;
- Shërbimi postar;
- Konçesionet.
5. Aplikimi në QKL
Kërkesat për aplikim për leje dhe/ose liçencë, apo për nënkategoritë respektive të tyre paraqiten pranë çdo sporteli shërbimi të QKL, në selinë qendrore në Tiranë ose në sportelet e shërbimit të cilat gjenden pranë zyrave të pushtetit vendor në rrethe. Kosto e paraqitjes së kërkesës për aplikim është 100 Lekë. Kërkesa për aplikim paraqitet në çdo sportel shërbimi, pavarsisht vendodhjes së ushtrimit të aktivitetit të aplikantit.
Për informacion më të detajuar rreth Qendrës Kombëtare të Liçencimit,
ju lutemi referojuni faqes zyrtare të QKL www.qkl.gov.al.
Tatimet
Me miratimin e paketës së re fiskale 2014 ligji nr. 179/2013 në 28 dhjetor 2013 qeveria ka marrë një numër iniciativash të tilla si:
- Jo TVSH në makineri me vlerë mbi 500.000 dollarë që do të përdoren për të rritur produktivitetin.
- Jo taksë për bizneset e vogla me qarkullim vjetor më pak se 2 milion lekë. Biznesi i vogël do të paguajë një taksë prej 25 mijë lekë (177 €) në vit.
- Bizneset me qarkullim vjetor 2-8 milionë lekë (14,000.00€ -56,000.00€) do të jenë subjekt i një normë tatimore prej 7.5%.
- Jo TVSH në ilaçe, shërbime shëndetësore, që nga 1 prilli 2014.
- Jo akciza në karburant që përdoret për nevojat e kompanive prodhuese të naftës.
Taksa konkurruese
Personat juridikë dhe / ose fizikë në Republikën e Shqipërisë i nënshtrohen tatimeve të mëposhtme:
Tatim mbi të ardhurat personale nga puna dhe pagesa të tjera
Sigurimet Shoqërore (mbi pagën bruto)
Sistemi doganor shqiptar
1. Legeislacioni doganor dhe administrata
Administrata Doganore përbëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Drejtoritë Rajonale dhe nga Degët Doganore. Ajo varet nga Ministria e Financave dhe është nën mbikqyrjen e saj. Kompetencat dhe organizimi i Administratës Doganore përcaktohen në aktet nënligjore në zbatim të “Kodit Doganor të Republikës së Shqiperisë” miratuar me ligjin nr. 8449, datë 27.01.1999 i ndryshuar.
Me shume informacion mbi sistemin doganor shqiptar mund të gjeni në adresen: ëëë.dogana.gov.al.
2. Tarifat doganore
Shqipëria është anëtare e Organizatës Botërore të Tregëtisë që prej shtatorit të vitit 2000. Me anëtaresimin e Shqipërise në këtë organizatë nisi proçesi i harmonizimit të legjislacionit tregtar, në përputhje me rregullat ndërkombëtare të tregtisë dhe të OBT-së.
Niveli i tarifave doganore përcaktohet në bazë të Nomenklaturës së Kombinuar të Klasifikimit të Mallrave në nivel 8 shifror. Ky klasifikim është në përputhje të plotë me nomenklaturën e klasifikimit të mallrave që zbaton Bashkimi Evropian. Sistemi tarifor është mjaft i thjeshtë. Tarifat doganore të kombit më të favorizuar që zbatohen janë: 0%, 2%, 5%, 6%, 10% dhe 15%.
Në zbatim të marreveshjeve të tregtisë së lirë, Shqipëria zbaton Tarifa Preferenciale Importi me vëndet e marrëveshjes CEFTA, EFTA, Bashkimin Evropian dhe Turqinë. Për produktet industriale (kapitujt 25-97 të Nomenklaturës së klasifikimit të Mallrave) këto tarifa janë 0%, ndërsa për produktet bujqësore në përputhje me përcaktimet në marrëveshjet përkatëse.
Trajtimi tarifor favorizues prej të cilit mund të përfitojnë disa mallra për shkak të natyrës së tyre ose të përdorimit të tyre të veçantë. Ai i nënshtrohet kushteve të përcaktuara në aktet nënligjore në zbatim të Kodit Doganor.
3. Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH)
Importet
TVSH-ja llogaritet, zbatohet dhe paguhet në momentin kur mallrat hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Norma e TVSH-së është 20% e vlerës së tatueshme.
Bazuar në ligjin nr. 7928, datë 27.04.1995 “Për tatimin mbi vleren e shtuar” i ndryshuar, përjashtimi nga TVSH-ja zbatohet kur kemi të bëjmë me:
- Import të mallrave në regjimin transit;
- Import të mallrave të deklaruara nën regjimin e lejimit të përkohshëm;
- Import të mallrave në regjim aktiv;
- Import të mallrave dhe shërbimeve që lidhen me realizimin e fazave të kërkimit dhe zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktoret apo nënkontraktorët;
- Importi i kafshëve të gjalla të racës, të ardhura nga donatorët të ndryshëm;
- Importi i mallrave të ardhura nga NATO;
- Importi i mjeteve të cilat ndihmojnë në integrimin në jetë të invalidëve.
Gjithashtu, Kodi Doganor parashikon përjashtim nga detyrimet doganore për emigrantët e kthyer (personat që kanë qenë me vendbanim në një shtet tjetër për një periudhë të paktën 12 muaj në mënyrë të vazhduar dhe transferohen në Shqipëri).
Eksporti
TVSH zbatohet në masen zero përqind për mallra që eksportohen nga territori i Republikës së Shqipërisë.
Nxitja e Biznesit
Për objektet e dhëna me qira ose enfiteozë, me një sipërfaqe mbi 200 m2, vlera e detyrimit mujor rillogaritet me zbritje, në rastet kur subjekti qiramarrës, vërteton në llogaritë financiare vjetore të tij se ka kryer investime në pasurinë e marrë me qira ose enfiteozë duke e përmirësuar atë, si dhe ka kryer blerje, instalim linjash, makinerish e pajisjesh në vlerat, si më poshtë vijon: